Marrëveshje për fondin e punësimit, Basha: Punësimi kërkon vepra, jo fjalë

Tiranë-Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, një fond prej 5.2 milion dollarësh do të jetë në dispozicion të kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Tiranë. Ky është një tjetër hap i ndërmarrë nga bashkia e Tiranës për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin në këtë qytet, duke dëshmuar se ku ka vullnet, ka dhe mundësi për të nxitur zhvillimin dhe punësimin.Për herë të parë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Norfund (Qeverinë Norvegjeze-Fondi Norvegjez i Investimeve për Vendet në Zhvillim), AADF (Fondin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillimin) si dhe Crimson Capital Fund, mundësojnë aplikimin e një mekanizmi të tillë financiar, për kreditimin e SME-ve.Bashkia Tiranë, sëbashku me partnerët e saj në këtë sipërmarrje, synon:- Financim të bizneseve të reja (start up);- Financim të bizneseve ekzistuese, me qëllim rritjen dhe zhvillimin e tyre- Rritje të punësimit;- Nxitje të inovacionit;- Krijimin e vendeve të reja të punës;- Nxitje të rolit të gruas në sipërmarrjen ekonomikePërmes këtij fondi ne synojmë kreditimin e atyre bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat nuk gjejnë akses në sistemin bankar, pasi nuk kanë mundësinë e ofrimit të kolateralit. Marrëveshja e bashkëpunimit për krijimin e këtij fondi është nënshkruar sot nga kryebashkiaku Lulzim Basha, presidenti i AADF (Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) Michael Granoff dhe dhe Michael Gold, president i Crimson Capital Fund.Afro 3 vjet pas zgjedhjes në krye të Bashkisë, kryebashkiaku Basha tha se sot të gjithë mund ta kuptojnë se kur ekziston dëshira dhe vullneti, Bashkia i ka të gjitha mundësitë të bëjë diçka për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, siç u dëshmua edhe gjatë këtyre viteve.lulzim basha“Tre vite e një muaj për të qenë të saktë, në Tiranë gjatë garës elektorale u përmend për herë të parë punësimi dhe politikat e punësimit nga kryetari i atëhershëm, kryeministër i sotëm i Shqipërisë, patëm një debat të vogël, jo të drejtpërdrejtë, ku unë pretendova se Bashkia e Tiranës mund dhe duhet të bëjë diçka për punësimin dhe për ekonominë në Tiranë. Sigurisht, nuk është Bashkia e Tiranës përgjegjësja kryesore, po Bashkia mund dhe duhet të bëjë diçka për zhvillimin ekonomik, për klimën ekonomike, për punësimin.Tre vite më vonë, jam i lumtur t’ju raportoj qytetarëve të Tiranës se vënia e zhvillimit ekonomik dhe punësimit si një prioritet për herë të parë nga qeverisja e njësisë më të madhe vendore, e kryeqytetit ka sjellë rezultate të prekshme. Në këto tre vite, Bashkia e Tiranës ka reduktuar taksat në maksimumin prej 30% që parashikon ligji për pushtetin vendor, ka eliminuar totalisht 60 tarifa vendore, ka krijuar në bashkëpunim me korporatën ndërkombëtare financiare, Bankën Botërore praktikën “One Stop Shop” për lejet dhe licencat, ka përjashtuar tërësisht nga taksat vendore bizneset që hapin më shumë se 50 vende pune, ka ulur në masën 30% vlerën e detyrimit për 525 biznese që kryejnë aktivitetet e prodhimit apo shitjes me pakicë në fushën e artizanatit, ka mundësuar përmes Bankës Botërore 40 grante nga 2500 dollarë për 40 plan-bizneset më të mira dhe trajnimin e 353 të rinjve, ka mundësuar punësimin e mbi 1700 qytetarëve të Tiranës përmes një marrëveshje bashkëpunimi që vazhdon të funksionojë me Dhomën e Tregtisë dhe ka kaluar në buxhetin e vitit të kaluar, ka plotësuar edhe angazhimin tonë maksimal, në kuadër të premtimit për punësim dhe zhvillim në qytetin e Tiranës, që ishte Fondi i Garancive me anë të të cilit dhjetëra të rinj në qytetin e Tiranës, përfitojnë kredi nga sistemi i bankave komerciale përkundër kërkesave të ulura për kolateral dhe me interesa shumë më të favorshme se tregu.Ky ishte edhe stacioni i fundit dhe më ndërhyrës i Bashkisë së Tiranës, ku fondet e Bashkisë së Tiranës si asnjëherë më parë u vunë në dispozicion të një objektivi kaq të rëndësishëm për qytetarët, që është Zhvillimi Ekonomik dhe Punësimi, u vunë në dispozicion si garanci”.Kryebashkiaku Basha ka bërë të ditur se zhvillimi ekonomik dhe punësimi mund të arrihen me vepra konkrete dhe jo me fjalë.“Zhvillimi ekonomik dhe punësimi kanë nevojë për vepra, zhvillimi ekonomik dhe punësimi kanë nevojë për hapa të guximshëm, kanë nevojë për vizion, kanë nevojë për përkushtim dhe jo për fjalë.Duke cituar një shprehje të Bob Kennedy -“Një pikë uji krijon atë efektin e dallgëzimit që hapet si një shpresë”- unë shpresoj që kjo pikë uji, që në fakt për Bashkinë e Tiranës është shumë, 1/80 e buxhetit vjetor, të krijojë atë dallgëzim shpresë dhe optimizmi ku edhe të tjerë faktorë dhe aktorë, duke nisur nga qeveria shqiptare të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të tregojnë me vepra dhe jo me fjalë përkushtimin ndaj problemit numër një sot në Shqipëri, rritjes dhe zhvillimit ekonomik dhe sfidës së punësimit.”Ndonëse një praktikë e tille është përdorur dhe rezulton si shumë e suksesshme në vendet e rajonit, Kosovë, Maqedoni etj, në Shqipëri kjo aplikohet për herë të parë. Michael Gold, president i Crimson Capital Fund, tha se ky financim synon të ndihmojë sa më shumë biznesin në Shqipëri.fondi per punesimin“Ne duam që të financojmë ato biznese që ndoshta nuk kanë qenë në gjendje të rriten dhe të arrijnë potencialet e tyre dhe shumë prej jush këtu jeni partnerë të këtyre bizneseve, për t’i ndihmuar të forcohen dhe të marrin financim nga institucionet e tjera. Dhe ky financim nga Bashkia dhe fondacioni, janë për ta ndihmuar sa më shumë biznesin në Shqipëri, që të modelohet sipas këtyre fondeve të suksesshme që kemi dhe në Kosovë, në Maqedoni që i financojmë prej më shumë se 10 vitesh. Është krejtësisht i qëndrueshëm si institucion, si fond financimi në Kosovë është 6 vjeçar tashmë dhe fondet kanë hua mbi 40 milion dollarë dhe kanë krijuar mbi 6 mijë vende pune, dhe ne presim që të përdorim modelet dhe mësimet e nxjerra, suksese të cilat mund të përmirësojnë për t’ia dhënë këtë përvojë fondit këtu në Shqipëri.”Presidenti i Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, ka theksuar se kjo është një mënyrë e mirë për t’i ndihmuar njerëzit të arrijnë aspiratat e tyre.Michael Granoff“Kryetari i Bashkisë jo thjesht ka premtuar, është angazhuar për vete dhe ekipin e tij, por na ka ndihmuar shumë që të arrijmë në këtë moment ku jemi sot sepse duhet të mendosh jo vetëm për qeverinë në nivel qendror por veçanërisht në nivel lokal, për të arritur tek njerëzit në nivel bazë. Mendoj se sëbashku mund të sjellim diçka në këtë vend që nuk ka ekzistuar më përpara. Të mbushim një hendek i cili nuk është plotësuar deri më sot dhe të ndihmojmë shqiptarët të arrijnë në aspiratat e tyre. Jam shumë shpresë plotë se ne sëbashku mund t’a arrijmë këtë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu sot dhe ta nënshkruajmë këtë memorandum bashkëpunimi.”