Kodheli: Moore, keqardhje për sjelljen e PD-së pak ditë para statusit

Tiranë – Jonathan Moore, Drejtor për Europën në DASH, ka shprehur keqardhjen e tij mbi sjellen e opozitës shqiptare, vetëm pak ditë para statusit.Me këtë mesazh është kthyer nga Budva në Tiranë, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku gjatë forumit “To be secure” është takuar edhe me Drejtorin e DASH për Europën, Jonathan Moore.Kodheli shkruan në një mesazh në Fb: “Sapo u ktheva nga forumi "To be secure", në Budva te Malit të Zi. Pata mundësinë të takoja homologen time znj. Milica Pejanovic. Por edhe drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Jonathan Moore.Mora mbështjen e SHBA-ve për reformat në fushën e mbrojtjes, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në FA. Z. Moore më shprehu keqardhjen e tij mbi sjelljen e opozitës pak ditë para vendimit për statusin."Mesazhet tona i kemi thënë dhe në Tiranë, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër, por nuk kanë dashur t'i dëgjojnë", u shpreh jo pa shqetesim aleati ynë. "Qeveria ka gjithë mbështetjen tonë në reformat që po ndërmerr"- ka cituar Kodheli në shënimin e saj.Vetëm dy ditë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë mbështeti Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, përkundër akuzave që u ngritën ndaj saj nga ish-Kryeministri Berisha. Berisha e akuzoi Kodhelin se ka shfrytëzuar detyrën e motrës së saj në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë për të arrestuar gjeneralin Syrja Gjoka.