Rama: Me ftesë të djalit, në ekspozitën e studentëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2014, 17:15
Tiranë – Gregori Rama, djali i kreut të Qeverisë, Edi Rama ka ftuar të atin me bashkëshorten, Lindën, në një ekspozitë, të kuruar prej tij dhe miqve artiste të Universitetit të Arteve.Kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë ekspozitë, Kryeministri Rama e ka shprehur duke postuar në FB, një sërë fotografish nga ky aktivitet me shënimin: “Mbrëmë në një ekspozitë të studentëve të Akademisë së Arteve.”Në këtë ambient artistik, spikat buzëqeshja e zonjës Linda Rama, shtatzanë, në pritje të fëmijës së parë me kreun e Qeverise.