Itali, kapen 1.270 kg marijuanë në Bari, arrestohet shoferi shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2014, 17:04
Tirane- Një tjetër ngarkesë e madhe me lëndë narkotike e ardhur nga Shqipëria është bllokuar nga policia italiane.Mediat italiane shkruajnë sot se një ton e 270 kilogram marjuanë e ndarë në 1177 pako është sekuestruar nga Guardia Di Financa në një rimorkio e e një makine e cila vinte nga Shqipëria.Droga është kapur në portin e Barit. Pas verifikimeve policia Italiane ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë shoferin shqiptar, i cili kishte urdhëtuar me të njëjtën target, ndërsa dokumentet i kishte për udhëtim me një target tjetër.Kjo ka bërë që hetuesit të dyshonin dhe me anë të paisjeve special kanë zbuluar një shtresë në tavanin e kabinës së shoferit ku ishte fshehur lënda narkotike./sg/oranews online/