Siri, 37 të vdekur pas një sulmi kundër mbështetësve të Assadit
Bejrut- Bilanci i sulmit rebel kundër një takimi elektoral për rizgjedhjen e e presidentit Bachar al-Assad në Siri është rritur në 37 të vdekur mes së cilëve edhe fëmijë, bëhet e ditur nga një OJQ siriane.Ky sulm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Deraa, në jug të vendit i cili ndodhet në luftë, ku një predhë ka goditur tendën e mbështetësve së Assadit, i cili pritet të fitojë zgjedhjet më 3 qershor.Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) kishte dhënë paraprakisht një bilanc prej 21 të vdekurish.Por Rami Abdel Rahmane, kreu i OSDH-së, bëri të ditur sot për një bilanc më të rëndë. Të paktën 37 persona u vranë gjatë sulmit, mes së cilëve 19 civilë duke përfshirë katër fëmijë, 12 anëtarë të komiteteve popullore mbështetës të Assadit dhe gjashtë ushtarë.Agjencia zyrtare e lajmeve “Sana” akuzoi “grupet terroriste” për sulmin ndaj civilëve në një tendë të vendosur për takimin elektoral. Media zyrtare përdori termin “terrorist” për të përshkruar rebelët.Marrë nga ata.gov.al/