Ronnie Wood për herë të tretë në altar, martohet me Sally Humphries
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2012, 11:59
Ronnie Wood, kitaristi 65-vjeçar i Rolling Stones dhe Sally Humphries, producentja 34-vjeçare teatrore, u martuan ditën e enjte në mënyrë të fshehtë.Ceremonia u realizua në një hotel në qendër të Londrës. Kjo është martesa e tretë për muzikantin veteran.Në këtë ceremoni ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë e afërt. Rod Stewart ishte shoqëruesi i Ronnie Wood.Të ftuar të tjerë të famshëm ishin edhe Paul McCartney me bashkëshorten e tij, Nancy Shevell.Ronnie Wood ka qenë i martuar dy herë të tjera më parë.