Pas ndarjes nga Rita Ora, Rob Kardashian: Jam singëll dhe i lumtur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2012, 09:40
Pak më shumë se dy javë më parë ai ndërmori një sulm të paparë ndaj këngëtares Rita Ora, duke e akuzuar për tradhti. Megjithëse, Rob Kardashian tashmë shprehet se është i lumtur që është vetëm dhe e dashuron faktin e të qenit singëll.Protagonisti i "Reality Show", 25 vjeçar, u nda nga Rita Ora në fillim të dhjetorit dhe thotë se është shumë i lumtur me jetën prej "beqari".Duke folur në "Kiss FM Radio", Rob është shprehur: "Jam vetëm dhe jam shumë, shumë i lumtur".Rob, i cili është bërë i famshëm pas shfaqjes së tij me motrat e tij në shoë-n"Keeping Up With The Kardashians".Rob pohoi se në fillim ai ishte aq i mërzitur për ndarjen nga Rita Ora sa që e hoqi atë nga Twitteri, dhe po ashtu fshiu të gjitha fotografitë e tyre në Instagram.