SHBA, të drejtosh trafikun përmes kërcimit …

Tony Lepore, polic në Providence të Shteteve të Bashkuara, ka mënyrën e posaçme për të rregulluar trafikun. Duke vallëzuar, rrotulluar e aktruar.Që nga viti 1984, Tony Lepore ka qenë zbavitës për shoferët dhe këmbësorët me kërcimin e tij, ndërsa nga publiku njihet si “polici kërcimtar”."Unë mund të kërcej dhe këndoj dhe gjithmonë kam kërkuar të bëhesha një artist kur isha i ri" thotë Lepore.Në vitin 1992, oficeri në pension mori një telefonatë nga zyrtarët e bashkisë duke i kërkuar atij që të ribashkohet me forcën për të kërcyer dhe drejtuar trafikun në kohën e krishlindjeve, duke ndryshuar kështu edhe imazhin e qytetit dhe për të sjellë me shumë vizitorë.