Në Rusi “Fundi i botës” vjen më herët
“Fundi i botës” ka ardhur më herët sipas mediave ruse, por jo duke ju referuar kalendarit të Maya-ve për 21 dhjetorin, por kushteve të vështira të motit që ka mbuluar vendin dhe ka shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave, vetëm në 24 orët e fundit.Gazeta “Rossiïskaïa” shkruan “Fundi i botës erdhi në rusi shumë herët nga se besohej”.“Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën në Rusi si pasojë e të ftohtit të madh 21 veta”, dhe më shumë se 271 të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore, ku 147 prej tyre janë shtruar në spital, bënë të ditur Ria-Novosti.Sipas ministrisë së shëndetit të Rusisë, që nga fillimi i dimrit kanë humbur jetën 45 vetë.Që nga java e kaluar, temperaturat në vend janë në rënie në të gjithë vendin, duke filluar nga -27 °C në Moskë dhe deri në -47 °C në qytete të tjera të madha të Siberisë perëndimore. Ndërsa temperaturat në Magadan në Lindjen e Largët Ruse ka arritur në -50 gradë celsius.Ministria e Emergjencave ka bërë me dije se temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta si ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, të ujit dhe ngrohjes për shkak të të ftohtit në qytetet si Samara (në Vollga) në Novosibirsk dhe Saratov (në juglindje) dhe Ufa.