Adele - artistja e vitit 2012
Revista amerikane "Billboard" e ka shpallur artiste të vitit këngëtaren Adele, ndërsa albumi i saj "21" është shpallur albumi më i mirë për vitin 2012.Siç raporton televizioni Britanik BBC, 24-vjeçarja është këngëtarja e parë që do të marrë këto çmime për dy vjet rresht. Adele është shpallur edhe si këngëtarja më e mirë, ndërsa hip-hop këngëtari Drake është artisti më i mirë mashkull.Anëtarët e grupit "One Direction" janë shpallur si artistët më të mirë të rinjë, ndërsa "Maroon 5" janë grupi më i mirë i vitit 2012. Adele këtë vit ka fituar gjashtë çmime "Grammy" dhe ka dominuar në top-listat Amerikane. Albumi i saj i dytë, "21", i cili u lansua në muajin Mars të vitit 2011, menjëherë ka zënë vendin e parë për shitje dhe në top dhjetëshen e albumeve më të shitura ka mbetur deri në Shtator të këtij viti. Prej kësaj kohe për 24 javë rresht ishte në vendin e parë.