Koha shëron gjithçka

Katy Perry ka festuar 10 vjetorin e largimit nga droga të ish bashkëshortit të saj, komikut Russell Brand. Russell kërkoi divorc nga këngëtarja pas 14 muajsh martesë në Dhjetor të 2011 dhe gjithçka u finalizua këtë verë. Aktori vuante nga varësia nga droga vite më parë, por ai tashmë është i pastër.Këtë gjë e bëri të ditur vetë ai përmes Twitter ku shkroi, "10 vite i pastër… faleminderit të gjithëve për mesazhet e dashurisë. Të gjithë mund të pastrohen kur të duan".Pavarësisht ndarjes që e pati shokuar, Katy vazhdon ta përkrahë Russel dhe vendosi t'i dërgoj atij një email."Pavarësisht se ata janë ndarë, Katy e di se sa e rëndësishme është kjo ditë për Russell", tha një mike e këngëtares."Ajo dëshiron që ai ta di se ajo ka menduar për të dhe se është krenare me arritjet e tij. Ajo gjithashtu përmes email i uronte 2013-tën, dhe e la të kuptoj se tashmë zemra e saj është shëruar.Duhet të theksojmë se për këtë gjë Kattyn e ka ndihmuar i dashuri  saj aktual, muzikanti John Mayer,me të cilin është në një lidhje prej disa muajve dhe se muajin e fundit ata e kanë bërë publike lidhjen e tyre.