Shok: Peshkatarët kanibal hëngrën miqtë e tyre në Siberi
Dy peshkatarë në Siberi akuzohen për kanibalizëm pasi dyshohet se ata kanë ngrënë miqtë e tyre ...Dy peshkatarët, Aleksandër Abnulaev 37 vjeç dhe Aleksei Gkradoulenko 35 vjeç verën e kaluar sëbashku me disa miq të tyre vendosën të shkonin për peshkim në një zonë të Siberisë, ku temperatura arrin -30 gradë Celsius. Gjurmët e tyre humbën për disa ditë.Dy peshkatarët përballen tani me akuzën për kanibalizëm pasi kur u pyetën se çfarë u bë me dy miqtë e tyre që I shoqëronin ata në peshkim ata thanë se nuk dinin asnjë gjë për fatin e tyre pasi në një moment rrugët e tyre ishin ndarë dhe nuk I kishin parë më.Autoritetet besojnë se dy peshkatarët I kanë ngrënë shokët e tyre, pasi në zonën ku ata shkuan për peshkim janë identifikuar disa pjesë nga trupa njerëzish që sipas ekspertëve mbartin gjurmë të një vdekjeje të dhunshme.