“Gangnam Style” thyen rekord botëror, mbi 1 miliard klikime në YouTube
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 19:22
PSY zyrtarisht thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë, duke u bërë kështu këngtari i parë në botë që arrin shifrën 1 miliard e 382,639 mijë shikime në YouTube.Kënga "Gangnam Sytle" që u publikua në korrik të 2012, bëri popstar-in Psy që për një kohë të shkurtër të arrijë famë të pakrahasueshme botërore."Sinqerisht kur kam realizuar këngën dhe videoklipin nuk kam pritur më shumë se 1 milion klikime, sepse ky është albumi im i gjashtë në Kore dhe shpresoja që do të bëhej një hit i madh atje"-shprehet PSY.Mega-hiti "Gangnam Style", ka arritur këtë rekord vetëm 27 ditë pasi kaloi shikueshmërinë e "Baby" të Justin Bieber.Sipas llogaritjeve, numri i shikimeve në ditë ka kaluar mbi 6.5 milion (apo 7.6 pamje në sekond).