Romanca Rihanna-Chris
Rihanna përmes një postimi të fundit ka konfirmuar se ajo definitivisht ka përfunduar lidhjen e saj me Chris Brown, duke treguar se tashmë është single.Këngëtarja e hitit "Diamonds" publikoi një fotografi artistike në Twitter. Postimi shfaq stilin e saj të jetesës si beqare. "Të jesh beqare ta shpif. E vetmja gjë që më mbetet të bëj është ajo çfarë të dua unë".Ajo gjithashtu shkroi: "Asnjëherë mos e nënvlerëso aftësinë e mashkullit për të të bërë të ndihesh në faj me gabimet e tij". Marrëdhënia e tyre u prish së fundmi kur këngëtari u pa duke festuar në një klub nate në Paris me vajza të panjohura para se të kënaqej në një darkë me ish të dashurën në Dubai, Karrueche Tran.E ndërkohë këngëtarja 24 vjeçare ka vendosur të pushojë, të largohet nga mendimet për Chris Brown prandaj është pozicionuar në një vilë luksoze plazhi në Barbados me shoqen e saj më të mirë, Melissa Forde.Të dyja kanë preferuar të pinë dhe të argëtohen me njëra tjetrën, madje janë fotografuar me rroba banjo.Ajo së fundi gjithashtu ka treguar se Krishlindjet do ti kalojë pranë familjes së saj në Barbados, edhe pse para se të ndahej nga rreperi Chris Brown, të dy kishin vendosur të shkonin bashkë për Krishlindje.Por kjo gjë mesa duket nuk mund të ndodhi, pasi Chris sipas veprimeve të fundit duket sikur interesin e tij nuk e ka drejt Rihannës, tani na mbetet vetëm të presim.