Krishtlindje e parakohshme për Rihannën, një Porsche dhuratë nga "Roc Nation"

Krishtlindjet kanë ardhur herët për Rihannan. Teksa ende duhet të kapërdijë ndarjen e re me Chris Brown, këngëtarja jo vetëm po kalon pushime të nxehta në Barbados, por gjithashtu ka marrë edhe një dhuratë të majme nga kompania e saj diskografike, "Roc Nation", që është në pronësi të Jay-Z. Bëhet fjalë për një "Porsche 911 Turbo S". Sa mund të jetë çmimi i një makine të tillë? Vlera e saj përafërisht 160.700 dollarë.Pikërisht, vetë ylli ka postuar foton e makinës së saj të argjendtë në Instigram, teksa e ka shoqëruar me komentin: "Faleminderit vëllezërit e mi të "Roc"! Ju dua të gjithëve! Jeni të çmendur që më bëtë një dhuratë të tillë...". Qarkullojnë fjalë se themeluesi i kompanisë së regjistrimit Jay-Z ia bëri këtë dhuratë, si një lloj ngushëllimi për rindarjen e saj me Chris Brown.Mirëpo duket se një dhuratë e tillë ka ndezur edhe "xhelozinë" e Rita Orës, yll tjetër i muzikës që është nën patronazhin e Jay-Z, i cili tani duhet të mendojë t'i bëjë dhuratë edhe këngëtares me origjinë kosovare, përndryshe, kushedi se ç'do të ndodhë...Ndërsa për Rihannën ky vit paska qënë plot të mira pasi ajo i ka dhuruar vetes edhe shtëpinë prej 12 milionë dollarë së fundmi.