Në gjyq për kopjim kënge

Alicia Keys do të dalë në gjyq për këngën e saj 'Girl On Fire' me kompozitorin Earl Shuman pasi ky i fundit e ka akuzuar Alician se ka përdorur elemente nga kënga e tij 'Hey There Lonely Girl' pa leje. Ngritja e kësaj akuze është bërë në Nëntor dhe gjithëçka nisi kur një gazetar shkroi për ngjashmëritë e këngës së re të Keys me atë të vitit 1970 të kënduar nga Eddie Holman."Në mes të këngës, Alicia këndon një pjesë nga kënga klasike e vitit 1970. Keys ka vetëm dy sekonda origjinale në këngë", tha Earl.'Girl On Fire' bën pjesë në albumin e fundit të Alicia Keys që mban po të njëjtin emër.Verdikti final i kësaj çështje ende nuk është bërë i ditur.