Spears:Ndjehem e mbrojtur dhe e dashur
Antarja e jurisë së "X Factor" në SHBA ndjehet tepër e mbrojtur me të fejuarin e saj Jason Traëick.Këngëtarja Britney Spears, e cila ka qënë 2 herë e martuar, një martesë me Kevin Federline dhe martesa e dytë me Jason Alexander, pranon se ajo ka pasur një vit fantastik dhe është e lumtur se kjo ka ardhur si pasojë e agjentit të saj televiziv dhe njëkohësisht parterit të saj.Në intervistën e saj për "People" ajo tha : "Pranë tij jam e mbrojtur dhe e dashur".Përveç marrëdhënies së saj me Jason ajo ka folur edhe për 2 djemtë e saj nga martesa me Kevin Federline.Djemtë e këngëtares janë përkatësisht në moshat Sean Preston 7 vjeç dhe Jayden James 6 vjeç."Është me të vërtetë e mahnitshme për të parë se sa shpejt djemtë e mi janë rritur . Më duket si dje kur iu lexoja librat e tyre gjatë natës. Ndërsa tani ulem dhe ata lexojnë libra për mua" tha ajo.