Zbulohet një tjetër mashkull i Kim kardashian
Kim Kardashian përveçse njihet për bukurinë e saj, njihet gjithashtu edhe për lidhjet e saj të shumta me personazhe të ndryshme. Tashmë po del se ajo ka pas një lidhje të shkurtër me bashkëshortin e Mariah Carey, në vitin 2006.Këtë gjë e pranoi vet Nick i cili tha se ai ka qenë në lidhje me Kim para se të bëhej publike seksi videoja e saj me Ray-J.Ai madje tha se pikërisht ajo video ishte arsyeja që ata të dy i dhanë fund romancës së tyre."Ne folëm në lidhje me këtë video, dhe ajo më tha se nuk egziston asgjë e tillë. Nëse ajo do të ishte e sinqertë me mua unë ndoshta do ta falja dhe do të pajtohesha me faktin pasi kjo gjë ka ndodhur para se ajo të lidhej me mua sepse ajo është një vajzë shumë e mirë. Ajo padyshim është një nga personat më të mirë që do të takosh. Por e keqja është se ajo më gënjeu" tha ai.Cannon tani ka dy fëmijë binjak me këngëtaren Carey.