Rregullat që duhet të ndjeki Kate Middleton

Nuk ka më sporte, fluturime me aeroplan, shtrëngime duarsh me adhuruesit...Sipas revistës "In Touch Weekly", derisa të lindë trashëgimtarin mbretëror, jeta e princeshës Kate nuk do të jetë aspak e lehtë! Pasi asaj së fundi iu diagnostikua një sëmundje e rrallë, që ka të bëjë me shtatzëninë, e cila quhet "Hyperemesis Gravidarum" dhe shkaku i së cilës vuan nga përzierje dhe të vjella të mëngjesit, dhe për këtë arsye Kate do të duhet të ketë shumë kujdes për veten dhe për fëmijën e saj, të cilën pritet ta sjellë në jetë përafërsisht pas gjashtë muajve.Disa nga rregullat që duhet të ndjek dukesha e Cambridge deri në lindje janë:1. Sa më pak kontakte fizike me adhuruesit e saj;2. Mos të shkojë në udhëtime të gjata, sidomos me aeroplan;3. Më shumë siguri - truprojat do ta ndjekin hap pas hapi;4. Shumë pak ushtrime trupore - sportet ekstreme i ndalohen rreptësisht;5. Nuk guxon të ngas  makinën.Edhe pse nuk do ta ketë të lehtë, Kate do të duhet t'u përmbahet këtyre rregullave strikte, në mënyrë që të ndihet më mirë bashkëshorti i saj, princi William dhe pjesa tjetër e Familjes Mbretërore, e cila është duke e pritur me padurim pretenduesin e ri të Fronit.Kujtojmë se pasardhësi i William dhe Catherine do të jetë pretenduesi i tretë në radhë për Fronin.