Fatmir Mediu, Rama nuk ka filluar të qeverisë, shqiptarët meritojnë statusin

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është shprehur se interesi primar për të gjithë është, “rruga jonë europiane dhe marrja e statusit kandidat”.Mediu ka akuzuar qeverinë , se “nuk ka vizion” dhe pika e dobët e tyre është se “nuk kanë filluar të qeverisin”, duke qëndruar në stadin e të qenit “opozitë”.I ftuar në “Ora News”, Kryetari i Partisë Republikane, ka akuzuar qeverinë se ka neglizhuar informacionet mbi çështjen e drogës dhe ka targetuar kreministrin Rama si “përgjegjës të kësaj çështjeje”.Në vazhdën e takimeve në SHBA, Mediu ka theksuar se, “interesi kombëtar duhet të jetë primar për politikën shqiptare”.“SHBA-të janë mbështetës të fuqishëm të Shqipërisë dhe mosrespektimi i qytetarëve e shkelja e ligjit, është një problem shumë shqetësuses për ta”.”Fenomeni i drogës duhet të sigurohet që nuk ka të bëjë vetëm më politikën, por me jetën e qytetarëve, duhet parë se kush janë pasojat në familjet shqiptare dhe të rinjtë nga narkotrafikimi”, ka thënë Mediu.Përballë gazetarit Drini Zeqo, kryetari i Partisë Republikanë Mediu ka kërkuar nga qeveria veprime konkrete dhe përgjegjshmëri.“Kryeministri Edi Rama duhet të deklaronte se ne duhet të merrnim masa, gjë që nuk ndodhi. Ka disa element që kjo mazhorancë mendon se është pronare, por politika nuk mund të jetë pronare as e shtetit dhe as e qytetarëve. Mazhoranca duhe të kuptojë rolin e saj, ky rol është qeverisja, respektimi i qytetarëve dhe lufta ndaj krimit të organizuar".Në fund të fjalës së tij Mediu ka kritikuar gjuhën e përdorur në Kuvend.“Ne duhet te shohim nje raport me etik brenda kuvendit, dhe sjellja e “te zotit te shtëpisë” duhet te jete me e kujdesshme.