Do të festojnë bashkë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2012, 14:42
Robert Pattinson dhe Kristen Stewart kanë ndërmend të kalojnë Krishtlindjet bashkë në Los Angeles, sipas disa burimeve amerikane dhe jo në Angli sëbashku me prindërit e aktorit.Mesa duket të afërmit e Pattinson ende nuk kanë arritur ta falin të dashurën e zemrës së aktorit, që tradhëtoi këtë të fundit me regjisorin Rupert Sanders.Çifti do të kalojë bashkë festën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri dhe më pas, më 8 janar Pattinson do të fillojë xhirimet për një projekt të ri.