Dënohet me 10 vite burg hacker i vipave
Mila Kunis, Scarlett Johansson, Christina Aguilera e Renee Olstead kanë qenë disa prej yjeve të Hollivudit që janë vënë në "shenjestër" të piratit elektronik Christopher Chaney, i cili kishte arritur të ndërhynte në kompjuterët e tyre duke u publikuar foto private në internet.Chaney është dënuar me 10 vjet burg dhe duhet t'u paguajë secilës prej viktimave të tij 50 mijë dollarë. Me herët Johansson kishte pasur mundësi të tregonte se si dhunimi i privatësisë nga Chaney kishte ndikuar në jetën e saj."Ka qenë e tmerrshme. U ndjeva shumë e dhunuar", ka deklaruar ajo për revistën "Stylist".Më tej ajo ka treguar se "për një moment mendova se duhet të ishte ndonjë i njohur që më postonte fotot e mia intime dhe kjo më bëri paranojake. Shikoja me dyshim të gjithë miqtë që njihja prej 20 vitesh, duke u kërkuar se kush mund të ishte tradhtari. Kur mësova se nuk ishte asnjëri prej tyre u ndjeva e çliruar. Të qenurit viktimë e një hackeri më bëri të ndihesha shumë vulnerabile", ka përfunduar ajo.