Mashkulli më i bukur në botë do të bëhet baba

Channing Tatum, i shpallur si mashkulli më i bukur në botë nga revista "People", së shpejti do të bëhet baba. Aktori i njohur dhe gruaja e tij, Jenna Dewn do të bëhen prindër për herë të parë .Tatumin dukej tepër i lumtur kur ka njoftuar se janë duke pritur lindjen e fëmijës së tyre të parë. "Unë jam gati, mendoj që edhe bashkëshortja është gati," ka thënë Tatum për mediat amerikaneCifti, Tatum-Dewn kurorëzoi lidhjen e tyre 5 vjeçare në vitin 2009 në Malibu.Dhe tani të dy  me këtë emocion të madh pas 5 vjetësh lidhje së bashku ndjehen gati për të pritur një bebe pë vitin 2013