Korçë, makina del nga rruga, 1 i plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2014, 19:53
Korçë-Një aksident me një person të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.Sipas burimeve të uniformave blu të qytetit juglindor, makina tip “Volvo” me targa KO 8667 B që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.SH doli nga rruga. Si pasojë makina ka plagosur shtetasin Përparim Bregu, i cili ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me helikopter për në Tiranë. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.