Zgjedhjet në Greqi, kryesojnë dy partitë në pushtet, Vasili për Ora News: S’u lejuan të votonin emigrantët

Greqi-Pas votimit të së dielës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Greqi, kanë dalë edhe rezultatet paraprake, ku duket se kryeson Demokracia e Re dhe Pasok.Pas numërimit të 90 % të votave, 11 qarqe pretendohet të fitohen nga Demokracia e Re, 7 nga e Majta e Qendrës ose Pasoku, kurse Siriza opozitare pretendon fitoren në 5 qarqe.Në fakt rezultatet fillestare treguan për një fitore të radikalëve të majtë, por më pas gjithçka u përgënjeshtrua, duke treguar se grekët kanë votuar partitë tradicionale vendase. Gjithsesi Siriza e konsideron fitore të madhe marrjen e drejtimit të qarkut të Atikës me 3.1 milionë votues.Në një lidhje direkte nëpërmjet “Skype” për Ora News, përfaqësuesi shqiptar  i Syrizas, Laert Vasili, denoncoi politikat e ashpra të qeverisë së kryeminstrit Samaras, veçanërisht mbi emigrantët dhe të drejtën e tyre të votës.Gjithsesi çdo gjë do të vendoset të dielën që vjen, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që do të mbahen me një ditë me parlamentin Europian por mesazhi kryesor që vjen i qartë për koalicionin Samaras -Venizelos, është pakënaqësia e grekëve për politikat e ashpra dhe reformat e ndjekura prej kësaj qeverie.