Ministri Naço në Hollandë: Reformat tona do të flasin me gjuhën e Brukselit

Ministri Nasip Naço i ka garantuar homologut hollandez, Ivo Opstelten se qeveria shqiptare është e vendosur që të çojë përpara reformat e nisura nga qeveria që çojnë në integrimin e vendit. Në takimin që Naço pati me Opstelten gjatë vizitës në Holandë ai u shpreh se reformat tona do të flasin më gjuhën e Brukselit.“Jemi të vendosur për të çuar përpara reformat e nisura dhe këto refoma do t’i konsultojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Reformat tona do të flasin me gjuhën e Brukselit”, u shpreh Ministri NaçoNga ana e tij Ministri i Drejtësisë së Hollandës, Opstelten ka përshëndetur arritjet e deritanishme të ndërmarra në reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa ka theksuar se Qeveria Hollandeze vlerëson progresin e arritur dhe ambicjet e Qeverisë Shqiptare kundrejt reformave të sistemit të drejtësisë.“Ne besojmë që vazhdimi në rrugën e nisur do te ketë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Opstelsen.Ministri Naço ka zhvilluar edhe të tjera takime të nivelit të lartë, mes të cilave edhe me Presidentin e Gjykatës së Lartë, Geert Cortens. Ai i ka garantuar Presidentit të Gjykatës së Lartë se ““Luftën ndaj korrupsionit do e fillojmë nga gjyqësori”.naco me presidentin e gjykates se larte(Në foto Naço me Presidentin e Gjykatës së Lartë, Geert Cortens)Në vijim të axhendës së takimeve zyrtare me përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Hollandës, Ministri Naço është takuar edhe me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Drejtësi e Siguri, Tanja Jadnanansing e cila i  ka shprehur mbështetje ndaj asaj që ajo e cilësoi si axhendë ambicioze për reformat në drejtësi ndërsa u theksoi se e vëren progresin e bërë, ndërsa theksoi se duhet ecur para me vendosmëri duke qenë se Shqipërinë e presin mjaft sfida të tjera.Ministri Naço gjatë diskutimeve, mbështeti idenë e nevojës për realizimin e reformave afatgjata dhe të qëndrueshme, ndërsa thekoi se asistenca e Mbretërisë së Hollandës për marrjen e statusit kandidat, do të jetë mbështetje për të gjithë shqiptarët.ex/oranews online/