Tjetër krim i dyfishtë, në Patos burri vret gruan më pas vetëvritet
Patos- Tjetër vrasje e dyfishtë brenda në familje. Një 51 vjeçar ka vrarë me bashkëshorten me armë gjahu dhe më pas qëlloi vrau veten.Ngjarja u shënua rreth orës 13: 45 minuta të ditë së sotme 19 maj në fshatin Dukas të Patosit.Vrasja ndodhi brenda në banesë. Sipas policisë Jashar Yzeiraj pasi ka qëlluar mbi bashkëshorten Arta Yzeiraj ka vrarë dhe veten me të njëjtën armë.Çifti jetonte vetëm pasi një djalë e kishin emigrant në Itali, ndërsa vajzën e kishin të martuar në Vlorë.Gazetarja ynë në Fier, informon se çifti nuk kishte probleme ekonomike ndërsa mbeten mister motivet e këtij krimi të dyfishtë.Të afërm të çiftit janë shprehur të tronditur pasi pak kohë para se të kryente krimin 51 vjeçari e kishin takuar dhe ai i ishte dukur e qetë. Sipas të afërmve viktima ka telefonuar të atin e tij pasi ka vrarë të shoqen duke i treguar krimin e kryer dhe më pas ka vrarë edhe veten. Rreth orës 16:00 policia tërhoqi trupat për t’i nënshtruar një ekspertize mjekoligjore.Ky është rasti i dytë i një krimi të dyfishtë, pas atij të ndodhur më 8 maj në një fshat të Mirditës kur Mark Biba, 47 vjeç vrau me mjete të forta dhe më pas i preu qafën bashkëshortes së tij dhe më pas vari veten.