UNICEF jep alarmin, raporti: Mbi 300 fëmijë, punëtorë droge në Lazarat
Tiranë- Në mesin e debatit për trafikun e drogës, UNICEF jep alarmin se 312 të mitur janë punësuar në fushat e marijuanës në Lazarat.Raporti u publikua gjatë prezantimit të strategjisë së Ministrisë për Mirëqënien Sociale dhe asaj të Brendshme për fëmijët e rrugës. Ministri Veliaj ftoi qytetarët të mos japin lëmoshë se kështu ndihmojnë tutorët dhe jo lypsat.“Do krijojmë një skemë financimi për shërbimet sociale të detyrueshme për pushtetin e ri vendor. Shërbimet sociale s’mund të jenë detyrë eksluzive e OJF-ve, janë detyrë e shtetit.Zgjidhja e këtij problemi nuk është kaq i thjeshtë, nuk është problem policor dhe nuk është problem që zgjidhet duke mbushur institucionet me njërëz që janë në nevojë.Bashkë me zëvendë s.ministren e Brendshme Gjerbrea kemi ndërtuar një plan konkret veprimi për të adresuar situatën e fënmijëve në rrugë. Kjo nismë synon të ndërhyjë përmes një qasje sociale dhe jo një qasje eksluzivisht policore, fillimisht në Tiranë ku problemi është alarmant, më pas dhe në bashkitë e tjera që janë burim apo vende pritëse. Për herë të parë në Shërbimin Social Shtetëror është ngritur një task-forcë që ka nisur investigimet në rrugë në tre njësi bashkiake në Tiranë dhe do vazhdojë javë pas jave në zonat e tjera.Sipas studimeve një fëmijë në situatë rruge gjeneron të ardhura për tutorin e vet deri në 10. 000 lekë në ditë. Nëse mendoni se po ndihmoni atë duke i faluar e keni gabim, po ndihmoni personin që po e abuzon, përdor apo trafikon. Nëse doni të ndihmoni mund ta bëni pranë kishës, xhamisë suaj, shërbimit social, OJF-ve që punojnë me fëmijët, duke dhuruar të mira materiale, ushqim apo veshmbathje për ta” tha Veliaj.Ministri nuk ka lënë pa shigjetuar edhe pushtetin vendor, kryesisht bashkinë e Tiranës, për mos marrje përgjegjësish në luftimin e fenomenit.“Sot shërbimet sociale në vend janë ende në formën e qëndrave rezidenciale të përkujdesjes. Cila është struktura që ka përgjegjësinë të bëjë trajtimin e rasteve të qarta si rasti i abuzimeve të fëmijëve që raporti evidenton. Cila strukturë në bashkinë e Tiranës, minibashkitë e qytetit apo dhe qytete të tejra është përgjegjëse për trajtimin e rasteve të fëmijëve që gjenden sot në rrugë duke lypur. Ne e dimë fare mirë kush e ka përgjegjësinë , por nuk do refuzojmë të marrim përgjegjësitë dhe kompetencat tona për të ndërhyrë. Të njëjtën gjë do bëjmë dhe në bashkinë e Tiranës dhe cilëndo Bashki që refuzon të marrë kompetencat kur vjen puna tek çështja e fëmijëve të rrugës apo atyre që janë në situatë krize”u shpreh Ministri.Ky raport tregoi se në situatë rruge janë 2 527 fëmijë. Shumica e tyre janë dëme nga mosha 10-17 vjeç. Ata që janë në situatë rruge për të shitur produkte të ndryshme vlerësohen në nivelin 38%, lypja për para 35%, riciklim i materialeve plastike 8-20% dhe punë informale 15%.Lypja dhe situata e fëmijëve në rrugë, tregues i tranzicionit të stërgjatëLypja dhe gjendja e fëmijëve në situatë rruge është tregues i impaktit të rëndë që tranzicioni i stëgjatë, zhvendosjet ekonomike dhe sociale kanë pasur në një nga institucioent themelore të shoqërisë që është familja. Kur prindërit nuk janë në gjendje për të mbrojtur fëmijët e tyre nga dëmtimi, abuzimi dhe nuk janë në gjendje të përmbushin nevojat bazë të tyre, shteti ka për detyrë të ndërhyjë. Gjetjet e studimit na japin mundësi që për herë të parë të përballemi me të dhëna objektive të një fenomeni kompleks, i mbështetur në shfrytëzimin, abuzimin, detyrimin për lypje që u bëhet fëmijëve që kur lindin e deri sa bëhen vetë prindër, duke mos ndërprerë ciklin.“Shqipëria solidare” rrit përfituesit nga familjet e varfëraNe kemi ndërmarrë një rishikim të plotë të gjithë politikave dhe programeve tona sociale me qëllim fuqizimin e rolit të familjes. Jemi duke ndërmarrë një modernizim të plotë të programit më të rëndësishëm në vend për trajtimin e varfërisë, kryesisht asaj ekstreme që njihet si ndihma ekonomike. Kemi filluar transformimin e plotë të këtij programi në tre qarqet kryesore dhe shumë shpejt do ta shtrijmë në të gjithë territorin. Presim që të dyfishojmë numrin e familjeve me varfëri ekstreme që përfitojnë nga ky program i Shqipërisë solidare.Nga 1 qershori, ndihma ekonomike do tërhiqet vetëm nga kryefamiljaretDuke filluar nga data 1 qershor ndihma ekonomike do të mund të menaxhohet vetëm nga nënat e familjes, do jenë ato që do marrin paratë kesh në dorë, një masë që do ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e fëmijëve. Po kështu ne sapo kemi miratuar rritjen e vlerës mujore të ndihmës ekonomike që do shpërblejë familjet në varfëri ekstreme për frekuentimin e rregullt të fëmijëve në shkollë dhe vaksinimin e detyrueshëm. Kemi eleminuar të gjitha tarifat për familjet që janë pjesë e programit të ndihmës ekonomike ose që janë punëkërkues në çdo kurs të formimit profesional, kemi rritje me 3-fish të personave që frekuentojnë këto kurse.