Riformato s'u regjistrua në TIMS, Bajrami ndryshoi mbiemrin pas dënimit në Itali
Tirane- Në bazë të sistemit TIMS, i cili kontrollon hyrje-daljet e të gjithë shtetësave që shkelin apo dalin nga territori shqiptar, piloti italian Giorgio Riformato, nuk ka qenë ndonjëherë në Shqipëri.Kjo gjë justifikohet me faktin se pilotët e avionëve nuk e kanë të detyrueshme një gjë të tillë, pasi figurojnë si personel.Po ekspertë nga avioni civil shprehen se referuar manualit të ICTS dhe rregullores së policisë, vetëm pilotët e linjave të fluturimit zyrtarë përjashtohen nga rregulli, ndërsa pilotët e çartarëve të vegjël duhen të regjistrohen në TIMS apo data baze të policisë.Ndërkohë që po të njejtat burime kanë sqaruar se piloti duhet të regjistrohet nga sektori i sigurisë së aeroportit në një regjistër për të provuar identitetin e personit dhe momentet e hyrjes dhe daljes nga ky aeroport.Burime nga grupi hetimor sqarojnë se as në një regjistër të tillë nuk figuron emri i Riformatos.Hetuesit thanë, se kjo është kërkuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Alb-kontrolli, tu vihen në dispozicion të gjitha praktikat dhe hyrjet në Shqipëri, përgjatë këtij viti të avionëve charter dhe sportivë.Kjo bëhet, për të verifikuar, nëse kompania, që drejtohej nga Riformato, ka hyrë edhe herë të tjera në territorin shqiptar.Sajmir Bajrami i arrestuar si bashkëpuntor i Riformatos rezulton se ka udhëtuar disa herë në Shqipëri gjatë këtij viti.Sipas TIMS-t Bajrami ka hyrë në Shqipëri në datat 11 prill, 14 prill dhe 17 maj.Nga hetimi bëhet me dije se hyrjet në Shqipëri 39 vjeçari i ka bërë nga sllovenia, pikërisht nga aeroporti i Lubjanës.Ndërkohë,po sipas hetimeve të deritanishme rezulton, se Sajmir Bajrami ka ndryshuar mbiemrin vite më parë, pas vuajtjes së një dënimi prej 6 vitesh burg në Itali, i akuzuar per trafik të lëndëve narkotike.Të gjithë familjarët e tij ,figurojnë në sistem me mbiemrin Bega, ndërsa vetëm Sajmiri e ka ndryshuar në Bajrami.Nga ana tjetër, prokurorët kanë kërkuar zbardhjen e tabulateve telefonike hyrëse dhe dalëse të telefonave, që ka pasur në përdorim Bajrami, si dhe është dërguar për ekspertizë kompjuteri i pilotit italian Xhorxho Riformato.ek/oranews online.