Presidenti austriak,Heinz Fischer, nesër viziton Tiranën
Zbardhet axhenda e vizitës shtetërore, që do të zhvilloj Presidenti austriak Heinz Fischer në Tiranë.Në orën 11 është përcaktuar ceremonia zyrtare e pritjes në Presidencë, dhe në orën 11:10, takimi kokë për kokë midis dy Krerëve të Shtetit.Nw vazhdim tw axhendws, në oren 11:25 do të zhvillohet takimi i dy Presidentëve, me praninë e dy delegacioneve.Gjatë orës 12:00 do zhvillohet një deklaratë për shtyp.Rreth orës 18:00 tw pasdites Presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe ai austriak Heinz Fischer, do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, i cili zhvillohet në Hotel Rogner.Në fund të vizitës së tij, gjatë orës 19:55, Presidenti i Republikës Bujar Nishani do zhvillojë Ceremoninë e nderimit të Presidentit austriak Heinz Fischer me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar në “Pallatin e Brigadave”.