Kreshnik Çollaku, Statusi meritë e qeverisjes PD-LSI, Rama të dorëhiqet

Ish-zv Ministri i Jashtëm, aktualisht koordinator i PD-së  Kreshnik Çollaku është shprehur se statusi i vendit kandidat është "meritë e kontribut i qeverisjes PD-LSI" dhe i ka cilësuar qesharake akuzat e mazhorancës për bllokimin e statusit nga ana opozitës."Statusi merret ne bazë të rekomandimit pozitiv, i cili u morë në qeverinë e djeshme”,  tha Çollaku, në një intervistë dhënë sot gazetarit Edvin Peçi, për "Ora News".Ish-zv-Ministri i Jashtëm është shprehur se ka patur presione ndaj denoncuesve të trafikut të drogës dhe se PD ka ftuar në protestë gjithë shqiptarët.“Partia Demokratike nuk doli për të kërkuar zgjedhje të parakoshme, kemi akuzuar valën e tritolit, paaftësinë për reforma dhe vendosjen e rendit, por nuk kërkuam përballje pasi jemi 9 muaj pas zgjedhjeve sepse ne respektojmë njerëzit që i votuan. Një milion njerëz që votuan këtë qeveri meritojnë kohën për të parë se çfarë do bëj qeveria që kanë votuar, por jemi në situatë të papreçedentë”.Ai  ka folur për "megaskandalin e drogës në Shqipëri" siç e quan ai,  duke akuzuar qeverinë për tentativë për të blerë deputetë pas këshilltarëve."Kemi prova, ne Korçë janë 6 deputetë të  blerë".Çollaku ka shtuar gjithashtu, se Shqipëria po rrezikon të shkojë në një spirale destabiliteti.