Vrasja e biznesmenit në Fier, i dyshuari për vrasjen e Ymerit kapet në Rinas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2014, 17:48
Tirane- Arrestohet në Rinas autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit të pllakave, Agron Ymeri në Fier.I dyshuari Ildi Hoxha 21 vjeç po tentonte të largohej drejt Italisë.I dyshuari për vrasjen e Ymerit pritet të merret në pyetje në lidhje me vrasjen e Hoxhës.Agron Ymeri, 51 vjeç u gjet i vrarë nga roja i parkingut brenda në makinë, mëngjesin e 16 majit rreth orës 09:00.Vrasja e Ymerit ka lidhje me një konflikt që ka nisur 4 vjet më parë dhe ku ishin përfshirë dhe djemtë e tij. Më 10 gusht 2010 Eni Veshi dhe Lorenc Buzi kanë tentuar të vrasin djalin e viktimës, Juljan Ymeraj.