Zvicër, referendum për uljen e pagës, qytetarët i thonë "JO"
Zvicerantë kanë refuzuar dje, përmes referendumit, vendosjen e pagës mininale, në 22 franca zviceriane apo 25 dollarë për orë pune duke kundërshtuar hapur atë që do të ishte paga minimale më e lartë në botë.Sipas rezultateve përfundimtare të refendumit 76.3% e votuesve, kundërshtuan "Iniciativën për Rrogën minimale", e cila sipas qeverisë do të kishte nje impact të lartë e të fortë mbi punën e emigrantëve, në profesione të tilla si agrikultura, punët shtëpiake apo kateringu. Sipas atyre që e mbështetën këtë iniciativë, paga minimale është e domosdoshme për t'i krijuar njerëzve mundësinë e një jete më të mirë ndërsa për ata që votuan kundër, mbi 75% e zvicerianëve, nëse kjo do të ndodhte, do të rritej kostoja e prodhimit dhe papunësia, sepse të rinjtë do ta kenë më të vështirë për të gjetur punë. Ideja për të mbajtur një referendum erdhi disa ditë pasi mijëra persona protestuan në vend për një rrogë më të lartë. Ky është refendumi i tretë brenda harkut kohor të 18 muajve në Zvicër, i cili reflekton qartë shqetësimet se hendeku mes të pasurve e të varfërve nuk po e kursen as këtë vend. Shkurtin e kaluar zviceranët mbështetën kufizimet mbi shpërblimin e drejtuesve, ndërsa në nëntor hodhën poshtë ashpërsimin e kontrolleve që do të kufizonin pagat e larta në jo më shumë se 12 herë më tepër se paga minimale.Ndonëse sindikatat vendase arsyetojnë se masa është e nevojshme për shkak të kostos së lartë të jetesës, krerët e biznesit dhe liderët qeveritarë këmbëngulin se papunësia e ulët dhe standartet e larta të jetesës së shumicës së banorëve, tregojnë se nuk ka nevojë për ndryshim. sg/oranews online/