Cërrik, banorët kaluan natën jashtë, dëme materiale në një pallat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2014, 14:36
Në një lidhje telefonike për Ora News kryetari i bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha informoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe një pjesë e banorëve kanë kaluar natën jashtë. “Lëkundjet kanë qenë të fuqishme. Banorët e qytetit gjatë gjithë natës kanë qëndruar jashtë. Pallati 86 i njohur si pallati i Hidrocentralit të Banjës ka pësuar çarje. Nuk ka pasur shembje por ka pasur çarje.. Do jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të jetë e banueshme kjo ndërtesë apo jo.”
/nzh/oranews online/