PS ironizon protestën e PD: Opozita e çoroditur po pengon integrimin
Tiranë- Partia Socialiste ka ironizuar edhe sot thirrjet e Partisë Demokratike dhe opozitës ndaj qytetarëve për të dalë në protestën e së premtes. Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, në një dalje për mediat tha se bashkëpunëtorët e kriminelëve dhe trafikantëve po thërrasin në shesh popullin kundër drogës.“Dilni në protestë, sepse ky është rasti i vetëm për të protestuar krah për krah , me prodhuesit e drogës dhe ata qe e kthyen policine e shtetin në shërbim të trafikantëve të drogës, dhe që sot janë të deshpëruar se policia e shtetit është në krye të detyrës, dhe po mbyll rrugët e trafikut , dhe po hap rrugët nga drejtësia . Dilni në protestë sepse ky është një shanc që vjen rrallë në jetë , për të protestuar kundër drogës e trafiqeve, bashkë me ata që mbushën xhepat me trafikun e drogës, kontrabandën e naftës e cigareve. Dhe që sot nuk gjej një të afërm të ndonjë qeveritari apo një ish drejtues policie që tu hapë dyert e rrugët siç ka ndodhur për 8 vjet me rrallë. Dilni të premten në protestë për të mbështetur ata që morën 26 jetë njerëzish në Gerdec, e që pushkatuan qytetarë të pafajshëm me 21 Janar për pushtet e për para. Por që sot ka filluar tu rrëshqasë toka nën këmbë, sepse e dinë se Drejtësia mund të vonojë por nuk ka për të harruar kurrë. Dilni në protestë për të mos ndjerë të braktisur punonjësit e Bashkise së Tiranës dhe ata të Pastrim Gjelbërimit , që i ka zënë taksirati e duhet të dalin shesheve për hesapë të atyre që shkatërruan shtetin për 8 vjet rrjesht” tha Hysi.Sipas Hysit opozita po shpif ndaj punës së qeverisë me akuza e protesta për të ndalur rrugën Europiane të Shqipërisë, në një kohë kur vendi pritet të marrë përgjigjen e statusit kandidat.“Statusi kandidat për Shqipërinë që është më afër se kurrë, Europa na mbështet sot më shumë se kurrë , por kemi një opozitë më të çoroditur se kurrë , që krimin dhe korrupsioni i sheh si aleatët e saj të vetëm në luftë përballë shtetit dhe ligjit. Të dashur miq ju kërkojmë ndjësë për shqetësimin e kësaj vale tërbimi që ka kapur opozitën. Shpifja e balta kanë qënë e mbeten motoja e tyre . Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qënë dhe do të mbetët motoja e gjithësecilit prej nesh”.