Zgjedhjet në Greqi, kryeson Demokracia e Re dhe Pasok

Greqi-Pas votimit të së dielës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Greqi, kanë dalë edhe rezultatet paraprake, ku duket se kryeson Demokracia e Re dhe Pasok.Pas numërimit të 90 % të votave, 11 qarqe pretendohet te fitohen nga Demokracia e Re, 7 nga e Majta e Qendrës ose Pasoku, kurse Siriza opozitare pretendon fitoren në 5 qarqe.Në fakt rezultatet fillestare treguan për një fitore të radikalëve të majtë, por më pas gjithçka u përgënjeshtrua, duke treguar se grekët kane votuar partitë tradicionale vendase. Gjithsesi Siriza e konsideron fitore të madhe marrjen e drejtimit të qarkut të Atikës me 3.1 milionë votues.Në një lidhje direkte nëpërmjet “Skype” për Ora News, përfaqësuesi shqiptar  i Syrizas, Laert Vasili, denoncoi politikat e ashpra të qeverisë së kryeminstrit Samaras, vecanërisht mbi emigrantët dhe të drejtën e tyre të votës.Gjithsesi çdo gjë do të vendoset të dielën që vjen, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që do të mbahen me një ditë me parlamentin Europian por mesazhi kryesor që vjen i qartë për koalicionin Samaras -Venizelos, është pakënaqësia e grekëve për politikat e ashpra dhe reformat e ndjekura prej kësaj qeverie.Pjesëmarrja në votimet në raundin e parë, ka qënë e konsiderueshme dhe kjo padyshim për shkak të krizës së fundit dhe recesionit të thellë ekonomik të vendit. Janë 9.9 milionë qytetarë me të drejtë vote në Greqi, të cilët kanë votuar të dielën për të zgjedhur 325 kryetarë bashkie dhe këshilltarë nga 1441 formacione politike, mes të cilëve edhe përfaqësues të minoritetit apo shtetas shqiptarë/nzh/oranews online/