Gjyqi ndaj Mlladiç, pala mbrojtëse nis proçesin në Hagë

Hage-Pala mbrojtese ka nisur proçesin ndaj Ratko Mlladiç, ish-kreu i ushtrise serbo-boshnjake, i cili akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Dëshmitari i parë në gjyqin që po zhvillohet në Hagë, një ish-oficer i ushtrise serbe, tha se ai kurre nuk kishte marrë urdhra të qellojë kundër civilevë në kryeqytetin e Bosnjes. Mile Sladoje tha se gjithaçka ka ndodhur në Sarajeve, ishte në kuadrin e mbrojtjes dhe se urdhrat për zjarr kanë ardhur veteëm ndaj armikut, jo ndaj civileve.Mbrojtja argumenton se gjenerali Mlladiç ishte thjesht një ushtar që zbatonte urdhëra. Avokatët e tij e kanë përshkruar atë si një patriot, i cili luftoi për të mbrojtur njerëzit e tij . Madje pritet qe mbrojtja të theksojë se Mlladiç vuan nga një çrregullim i kujtesës, gje që e bën të vështirë te dalohet e verteta mes trillimit. Por pavaresisht kesaj, duket e veshtirë të hidhen poshtë deklaratat e prokurorëve, të cilët e akuzojnë Mlladiç për spastrim entik në Bosnje Hercegovinë.Mlladiç , 72 vjeç akuzohet veçanërisht për drejtimin e masakrës së Srebrenicës, ku të paktën 8 mijë meshkuj boshnjakë u ekzekutuan.Ish kreu i ushtrisë serbe Mladiç së bashku me Radovan Karaxhiç akuzohen si strategë të fushatës së dhunës ndaj muslimanëve të Bosnjes, që synonte përhapjen e terrorit dhe frikës ndaj civilëve në një fushatë të mirëfilltë pastrimi etnik. Vetë Mladiç mohon 11 akuzat për genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit 3-vjeçar 1992-1995 në Bosnje.Në seancat e mëhershme ai e ka cilësuar gjyqin ndaj tij apo edhe GJykatën e Hagës si "satanike" ndërsa proçesi ndaj tij u ndërpre për shkak të problemeve shëndetësore. Pala mbrojtëse, do të ketë në dispozicion 207 orë për të prezantuar faktet, e njëjta kohë që iu dha edhe prokurorisë. Korrespondentet e BBC në Hagë thone se ky gjyq mund të jetë shansi i fundit për të dëgjuar të vërtetën dhe për t’u vendosur drejtesia.sg/oranews online/