Situatë e vështirë në Serbi e Bosnje, 44 të vdekur, frikë nga epidemitë

Beograd- Në Serbi dhe në Bosnje kanë filluar operacionet për pastrimin e zonave pas përmbytjeve masive të ditëve të fundit.Mijëra persona janë evakuar si rezultat i përmbytjeve në të dyja shtetet ballkanike, ndërsa Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se 44 persona kanë vdekur deri më tani, 16 në Serbi, 27 në Bosnje dhe 1 në Kroaci.Pas tërheqjes së ujit, autoritetet tashmë po i frikësohen shpërthimit të ndonjë sëmundje që mund të vije nga temperaturat e larta në kohën kur mijëra kafshë janë mbytur nga përmbytjet.Niveli i ujit është ende në rritje në Beograd dhe në perëndim të Serbisë, në drejtim të kufirit me Bosnjen.Në Bosnje, ku një e treta e vendit është përfshirë nga përmbytjet, janë raportuar rreth 300 rrëshqitje të dheut, kryesisht në verilindje. Zyrtarët në Bosnje janë gjithashtu të shqetësuar se përmbytjet mund të nxjerrin në pah minat e mbetura nga lufta e viteve 1992-1995.Serbia dhe Bosnja kanë bërë apel për ndihma humanitare në përpjekje për të shpëtuar të gjithë ata persona në nevojë për ushqime dhe veshmbathje.Vëmendja është përqëndruar në impiantin e energjisë në Serbi, i cili rrezikohet nga uji, ndërsa Bosnja kërcënohet prej daljes së ujit nga shtrati i lumenjve.Mijëra persona janë detyruar të braktisin shtëpitë, ndërsa Ministri boshnjak për refugjatët, Adil Osmanovic e ka përshkruar situatën si katastrofike.Sipas të dhënave zyrtaremnë vetëm 3 ditë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ka rënë shi sa për tre muaj njëherësh, duke prodhuar kështu edhe përmbytjet më të mëdha të regjistruara në 120 vitet e fundit.sg/oranews online/