Indi, binjakët siamezë që nuk duan të ndahen

Vjen nga India historia e pabesueshme e dy binjakëve siamezë Shivanath e Shivram Sahu që prej 12 vitesh jetojnë në një fshat të vogël në Raipur.Dy vëllezërit kanë 4 krahë por vetëm dy këmbë. E megjithëse në këto kushte, të paimagjinueshme se mund të jetohet, ata janë përshtatur shumë mirë. Madje kanë mësuar të lahen vetë të vishen të hanë madje edhe të ngjiten në shkallë pa ndihmën e askujt.Madje ata arrijnë të lëvizin vetë falë një tricikle e cila është ndërtuar vetëm për ta.Sigurisht që jeta e tyre nuk mund të quhet e lehtë, por kanë arritur që tu hyjnë në zemër banorëve të qytetit sa ata ti quajnë një manifestim hyjnor.Kohët e fundit një pediatër ka propozuar ndarjen e tyre përmes një operacioni kirurgjikal.Dy binjakët ndajnë të njëjtin stomak, dhe dy këmbë, ndërsa kanë më vete mushkëritë, zemrën dhe trurin.Nëse do të kryhej operacioni Shivram mund të mbajë këmbët dhe të nisë një jetë normale, ndërsa vëllai i tij Shivanath duhet të vazhdojë të jetojë pa gjymtyrët e mëposhtme.Kjo nuk është pranuar nga vëllezërit të cilët kanë zgjedhur të jetojnë ashtu bashkë deri në vdekje./sg/oranews online/