Greqi, kapen 700 kg kanabis shqiptar, arrestohen dy shtetas grekë
Greqi- Droga shqiptare vazhdon të mbajë nën pushtet tokën helene. Policia greke ka sekustruar në një operacion antidrogë një sasi 700 kg kanabis sativa, ndërsa janë arrestuar dy shteas grekë të moshës 41 dhe 54 vjeç, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për arsye hetimi.Sasia e drogës u kap në një kamion frigorifer në Selanik, i cili vinte nga Kristallopigi. Lënda narkotike e paketuar në 341 pako u gjet e fshehur në një hapësirë të hapur enkas në pjesën e sipërme të kamionit.Droga e gjetur në minidhomëzën e kamionit ishte mbështjellë me letër alumin dhe e izoluar mirë, që e bënte të vështirë identifikimn e tyre.Autoritetet greke bëjnë me dije se droga ishte importuar nga Shqipëria, me destinacion shitje tregun gjerman.2 të arrestuarve iu gjetën dhe sekutruan gjithashtu 2990 € kesh dhe 5 telefona celularë.