Incidente në ndeshjen Flamurtari-Kukësi, arrestohen tre të rinj

Tiranë- Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë lidhur me incidentet e regjistruara pas përfundimit të ndeshjes ndeshjes se futbollit per kupen e Shqiperise midis ekipeve te Kukesit dhe Flamurtarit te Vlorës ne Stadiumin Kombetar ‘‘Qemal Stafa”.Arselon Ahmeti 19 vjec, banues në Tiranë, Ylber Vata 18 vjec, banues Valias i ri Rr Jon Kamez i dënuar me pare për vjedhje dhe Zini Duraku 28 vjec, lindur dhe banues në Kukës me arsim 8-klase u arrestuan rreth orës 02:45 minuta të mëngjesit të sotëm, pasi keto shtetas pas perfundimit te ndeshjes kane qelluar me sende te forta ne drejtim te tifozave si dhe ndaj punonjesve te policisë.Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Kundërshtim të punonjësve të policisë ”Goditje për shkak te detyres”dhe Prishje te rendit dhe sigurise Publike”.Ndeshja Flamurtari- Kukësi u luajt mbrëmjen e dielës në tapetin e ‘Qemal Stafës”, e cila përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të vlonjatëve. Flamurtari përsëriti kështu suksesin e vitit 2009 ku fitoi Kupën përballë Tiranës.