Shqipëria lëkundet nga tërmeti me magnitudë 5.2. panik e dëme në disa qytete

Tiranë- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm  thuajse të gjithë vendin tonë.Lëkundjet e kanë patur epiqendrën në Cërrik,  por janë ndjerë të forta edhe në Tiranë, Kucovë, Fier dhe rrethinat e tjera.Tërmeti që u regjistrua në orën 02:59 të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga 5 lëkundje të tjera.Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, shumë prej të cilëve kaluan natën jashtë si dhe dëme materiale në banesa kryesisht në fshatrat e Lushnjes, në Cërrik dhe Elbasan.Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës  Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Cërrik, 43 km në Jug të Tiranës dhe 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, dhe lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda. Si pasojë e tërmetit në qytetin e Lushnjës ka pasur dhe shkëputje të energjisë elektrike.Tërmeti 5.2 i shkallës Rihter, 5 lëkundje brenda 2 orëshQëndra Kombëtare e Monitorimit të lëkundjeve sizmike në Tiranë informoi për gazetaren e Ora News Manjola Hasa se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter, dhe se nga ora 02: 59 minuta deri në orën 05:00 të mëngjesit janë regjistruar 5 lëkundje sizmike.Ora 09:45 Kryetari i bashkisë Cërrik flet për Ora News: Banorët kaluan natën jashtë, dëme materiale në një pallat Në një lidhje telefonike për Ora News kryetari i bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha informoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe një pjesë e banorëve kanë kaluar natën jashtë.“Lëkundjet kanë qenë të fuqishme. Banorët e qytetit gjatë gjithë natës kanë qëndruar jashtë. Pallati 86 i njohur si pallati i Hidrocentralit të Banjës ka pësuar çarje. Nuk ka pasur shembje por ka pasur çarje.. Do jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të jetë e banueshme kjo ndërtesë apo jo."Cerrik e Belsh tërmeti shkaktoi panik e dëmeNë Cërrik banorët kanë kaluar natën jashtë për shkak të lëkundjeve të forta dhe të shpeshta të tërmetit. Si pasojë e tronditjeve sizmike janë rregjistruar dëme në ndërtesa, por famtiresisht pa rrezikuar jetë njerëzish.(Ne foto: Demet e shkaktuara ne Cerrik)Ora 09: 00 Lushnje, banorët kalojnë natën jashtë, dëmtohen disa banesaNë Lushnje lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik.  Shumë banorë kanë dalë jashtë për disa orë ndërsa në disa banesa  ka pasur çarje të mureve.Elbasan, lëkundjet shkaktojnë çarje të mureve në shkollën e BelshitLëkundjet e tërmetit kanë  shkaktuar dëme në dy klasa të shkollës 9 vjeçare  "Halit Uruçi” në Belsh të Elbasanit.Në të dy klasat ka pasur të çara në muret e klasave si dhe ka pasur dhe thyerje xhamash. Një mësuese e kësaj shkolle në një prononcim telefonik për Ora News u shpreh se sot mësimi ka vijuar normalisht në shkollë, ndërsa në të dy klasat ku ka pasur dëmtime nuk është zhvilluar mësim.Ja ku janë ndjerë lëkundjet  erer(Ne foto: me yll epiqendra e tërmetit)-Në orën 03:17 është regjistruar tërmet 4.1 ballë me epiqender 12 km në jug të Cërrikut dhe 24 km në jugperëndim të Elbasanit.-Në orën 03:20, tërmet 2.7 ballë shkalla Rihter me epiqendër 8 km në jug të Cërrikut dhe 18 km në jug të Elbasanit.-Në orën 03:25, tërmet 3.5 ballë me epiqendër 10 km në jugperëndim të Cërrikut dhe 22 km në jugperëndim Elbasanit.-Në orën 05:04, tërmet 2.9 ballë shkalla Rihter me epiqendër 10 km në jug të Cërrikut dhe 19 km në jug të Elbasanit.-Në orën 05:38, tërmet 3 ballë shkalla Rihter me epiqendër 12 km në jug të Cërrikut dhe 23 km në jugperëndim të Elbasanit.Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Italinë fqinje. Kryesisht në Pulja në rajonin e Leces dhe Brindizit.Tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, por fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar dhe as dëme materiale.