Filologjiku “fshikullon MAS” për ligjin: Universitetet kthehen në fondacione

Fakulteti i Historisë-Filologjisë shpreh pakënaqësitë ndaj draftit për reformën e arsimit të lartë. Këshilli i këtij fakulteti pas mbledhjes së fundit ka dalë në disa përfundime të cilat ngjajnë me disa fshikullime për Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe hartuesve të draftit. Sipas këshillit, kjo refromë kthen në fondacione universitet publike dhe private.Në këtë qëndrim zyrtarë thuhet se "Drafti i propozuar pretendon se mbështetet në disa parime të njohura të organizimit të sistemit të lartë arsimor, por në thelb rezulton se i cënon parimet mbi të cilat mbështetet ai sistem si: autonomia, demokracia  dhe e mira publike”.Gjithashtu, këshilli ka konstatuar se:"Drafti reflekton varfëri informacioni për sa i përket gjendjes në arsimin e lartë. Këshilli vlerëson se drafti orientohet vetëm në problematikën e universiteteve publike, duke lënë pa e trajtuar problematikën e universiteteve private në çështje tepër të rëndësishme si: burimet e financimit, organizimi dhe funksionimi, gjendja e tyre financiare sot, raportet e këtyre universiteteve me bizneset e tjera, si dhe çfarë mendohet për të ardhmen e universiteteve që nuk do të jenë fondacione.Madje, këshilli shkon më tej duke thënë se "meqënëse synimi përfundimtar i kësaj reforme do të jetë shndërrimi i universiteteve publike dhe private  në fondacione, nuk bëhet asnjë analizë se si po funksionon ky model në të tria universitetet që janë tashmë fondacione. Theksojmë këtu se universitetet publike sot, as ligjërisht e as faktikisht nuk janë shtetërore për nga misioni dhe për nga pjesëmarrja publike në financimin e tyre.Por dhe për financimet, mënyrën se si do të funksiojnë fakulteti, këshilli thotë se  raporti tashmë është përmbysur, pra, studentët me tarifat e shkollimit mbajnë peshën kryesore në buxhetin universitar, një rast ky aspak i ngjashëm me universitetet homologe publike në rajon.Sipas fakultetit histori-filologji "Drafti cënon rendë autonominë e universiteteve publike nëpërmjet pushtetit absolut që i jep bordit admnistrativ dhe menaxherëve të varur prej tij, duke i konsideruar "si pronarë de facto" të universiteteve.Këshilli ka bërë më pas disa rekomandime për reformimin e arsimit të lartë./nzh/oranews online/