Pyetet kontrollori për avionin e Divjakës, zbulohen shkeljet e para në Rinas

Tirane- Pas përfundimit të kqyrjes në vendin e ngjarjes,në Divjakë atje ku u rrëzua avioni, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kaluar në një tjetër fazë të hetimit.Për më shumë se 4 orë në cilësinë e personit që ka dijeni,është marrë në pyetje Erjon Pipero,me detyrë kotrollor i kullës së Rinasit.Në datën 10 maj,ai ka qënë në punë dhe është ai personi që ka komunikuar me pilotin, Giorgio Riformato. Sipas grupit hetimor ngritur për këtë çështje ka disa parregullsi,gjatë komunikimit mes pilotit dhe Rinasit.Shkelja e parë ka të bëjë me gjuhën të cilën ka përdorur kontrollori Pipero me Riformaton. Ata kanë folur italisht dhe kjo është rreptësisht e ndaluar,pasi duhet folur anglisht.Një tjetër detaj i cili është debatuar fort këto ditë është ajo e marrjes së lejes në fluturim nga Giorgo Riformato, për ti dhënë edhe 30 minuta leje për të bërë një xhiro të fundit në bregdetin shqiptar.Sipas hetuesve plani i fluturimeve nuk mund të ndryshohet në minutë,ai miratohet 3 orë përpara së të nisë fluturimi, duke parashikuar këtu edhe një pistë emergjence,nëse do të jetë nevoja.Ndërsa akoma me e pashpjegueshme është fakti që piloti ka kërkuar të dalë nga korridori i fluturimit pikërisht në zonën që ka mbi një muaj që përflitet se zhvillohet trafik droge,me avionë.Gjatë hetimeve bërë, Erjon Piperos, rezulton se i ka përfunduar certifikata një vjeçare që e licensonte si kontrollor i kullës së Rinasit.Kjo certifikatë rinovohet çdo vit edhe është e vlefshme deri në datën kur mbaron,nuk lejohet të punosh edhe nëse të ka kaluar një ditë nga afati një vjeçar.Kjo pritet të ketë hetim nga akuza,ndoshta duke e shtrirë atë edhe në zinxhirin drejtues të Albcontroll,për të parë nese ata kanë dijeni për këtë shkelje.Në ditët në vijim pritet edhe marrja në pyetje edhe një serë punonjësish institucionesh që menaxhojne trafikun ajror ne vend si dhe dëshmitarë okularë gjatë rënies së avionit. .