Brazil, Protesta kundër "Kupën e Botës": Ka shpenzime kolosale

Kur ka mbetur edhe më pak se një muaj nga fillimi i kupës së botës në futboll, Brazili është përfshirë nga super protestat.Forcat speciale të policisë kanë lëshuar gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë mijëra njerëz në qytetin e Sao Paulo, të cilët protestonin për koston e lartë të organizimit të Kampionatit Botëror.Disa protestues hodhën gurë, ndërsa të tjerë dogjën goma dhe bllokuan rrugët. Ata thonë se janë të zemëruar për shpenzimin e miliarda dollarëve për organizimin e këtij turneu dhe jo për projekte sociale dhe strehim.Protestat po zhvillohen në disa qytetet të vendit latin, duke përfshirë edhe Rio de Janeiro-n. Pamjet tregojnë mijëra njerëz që marshojnë në orarin e pikut të trafikut në rrugën kryesore të qytetit brazilian, i cili do të presë ndeshjen finale të Kupës së Botës më 13 Korrik. Me grenë janë bashkuar edhe vetë forcat e policisë, mësuesit dhe nënpunësit e tjerë civil.Protestat në Sao Paulo po ndiqen nga afër nga qeveria, e cila po i sheh këto zhvillime si sfida sigurie, të cilat mund të ndodhin edhe gjatë zhvillimit të këtij turneu, i cili do të nis më 12 Qershor.Protesta e nisur gjatë ditës në Sao Paulo është cilësuar si një nga më të mëdhatë e mbajtura ndonjëherë pranë stadiumit "Arena Corinthians", i cili do të presë ndeshjen e hapjes së kampionatit. Protestuesit janë shprehur se kërkojnë strehim dhe jo stadiume në përputhje me standardet e FIFA-s.Por për qeverinë, këto protesta nuk kanë lidhje me Kupën e Botës pork y event super-botëror, thjesht po përdoret si pretekst, pasi ato janë kërkesa konkrete për punë, theksoi ministrit i sportit Aldo Rebelo. Ai madje bën thirrje që të shmangen këto trazira, sepse përgjatë muajit të kupës së botës, në Brazil do të vijnë rreth 3 milionë turistë nga i gjithë Brazili dhe mbi 600 mijë turistë të huaj nga e gjithë bota. Sipas mediave lokale, vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar 234 persona. Kampionati botëror i futbollit staron me 12 qershor./nzh/oranews online/