Trafiku i drogës, Rama: Iki nëse vërtetohen akuzat, Berisha: Je kryeministër rrotë
Debati në parlament degjeneroi në akuza të ashpra dhe fyerje personale, ku dy protagonistët Rama dhe Berisha e hoqën vëmendjen nga protesta e opozitës e cila zhvillohej jashtë Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.Kreu i qeverisë shprehu gadishmërinë të japë dorëheqjen nëse vërtetohen akuzat se strukturat shtetërore janë të implikuara në trafik droge.Ai u ofrua të shkonte së bashku me Berishën në prokurori, edhe pse shprehu rezerva se organi i akuzës dhe drejtësia janë ende në duart e pushtetit të djeshëm. Por nëse vërtetohet e kundërta Sali Berisha dhe Jozefina Topalli duhet të jenë vullnetarë për disnisektimin e Divjakës nga mushkonjat.Në kundërpërgjigje Berisha tha se vetë Kryeministri duhet të bëjë analizat si konsumues droge. Berisha akuzoi Ramën si përgjegjës, "Ediskobar" "baron të drogës" dhe i kërkon dorëheqjenPas debateve të ashpra opozita u largua dhe mazhoranca vijoi punimet me diskutimin e pr/ligjit për legalizimin. .Ka pasur dhe ofendime personale: Rama: Nuk mund të të them ty largohesh nga mikrofoni se është njësoj si të të të them ty të largohesh nga rrëshiqtja e kalitBerisha: O rrotë avioniMeta: Mos ta kthejmë në debat rrote.Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas ngjarjes së bllokimit të avionit në Divjakë duke e akuzuar për lidhjet e tij me trafikun e drogës, nga ana e saj mazhoranca mohon dhe deklaron se kjo qeveri po lufton drogën.Seanca e nisur në orën 11:00 ka qenë tepër e tensionuar ndërsa rreth orës 13:30 ka pasur një përplasje të ashpër verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha.Ja debati i plote Rama: "Në këtë sallë kam ardhur për shqiptarët që presin legalizimet prej jush prej 20 vitesh dhe për të cilët ne do të bëjmë legalizimet falas. Prokurorinë e keni ende nën hijen e frikës nga ai, gjykatat nuk diskutohen, presidentin do ta kishit 100 % këtë rast,. Propozim ta mbyllim këtë debat të biem dakord që unë i pari Saliu i dyti adjutanti i SHQUP dhe e gjithë gregëria e angazhuar në këtë shfaqje të neveristshme të shkojmë një e nga një përpara prokurorëve të cështje. Nëse ju do të provoni jo të gjitha por një qoftë edhe vetëm një nga të gjithë akuzat tuaja të gjithë këtyre ditëve që më lidhin mua me trafikun e drogës unë nuk do të jap thjesht dorëheqjen por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon e cdo mikrofon dhe do i nënshtrohem hetimit. Por nëse asgjë nga këto që keni ngritur në këtë valë llumi për lidhjet e mia me drogën nuk do të provohen atëherë nuk ju kërkoj atë që do bëj unë por bini dakord që Saliu e Jozefina Topalli të bashkohen një ditë si vullnetar për të disinsektuar Divjakën nga mushkonjë"Meta: Disinsektimi do të ndodhë nga Butrinti në Velipojë.Berisha: Në mbarë botën panë më të pudrosur se kurrë Edi Ramën , baronin krysor të drogës në Shqipëri dhe Europë, panë Edi Ramën i cili me një shpejtësi të rrufeshme shndërroi Shqipërinë në vendin e narkoflotijeve. Panë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikëve për mushkonja, sesi i rriti mushkonjat në aeroplan dhe si ranë rrotat në rërën e Divjakës. Edi Rama ka një background njëlloj sic është i lidhur bloza me krimin është i lidhur Rama me drogën. Eshë i lidhur me bandën e "Hakmarrjes për Drejtësi", shkoni tek banda e Dritan Dajtit, që të gjithë vetëm drogë bënin dhe e pudrosnin me drogë. Ti kërkon dhe zotohesh se po hetohesh, do hetohesh ti por qyetarët shqiptarë do të rrëzojnë qeverinë tënde. Ti i ke bërë vendit dëmin më të pallogaritshëm me narkotrafiqe, je shndërruar në rrezik të madh kombëtar për cdo shqiptar . Ndaj dhe lëvizja sot filloi, lëvizja do mbushë misionin e saj, është mirë të kuptosh që je i vetmi kryetar ekzekutivi në Europë që shndërrove vendin tënd në Kolumbi. Dhe pastaj mendon se do ti shlyesh këto me fjalime, e di çmë kujtove t’i më këto fjalime, fjalimin e Enver Hoxhës. Të puth e bllaqos moj Shqipëri thoshte ai.Ju puth e u përqafoj shqiptarë thoshte Edi Rama. Identik, para fundit gjithnjë kanë një frymëzim të njëjtë.”Rama: Mbase për shkak të moshës dhe të mosqenit anëtar i Partisë së Punës unë nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë një fjalim lamtumire. Se po ta kiste bërë zotrote do kishte vdekur nga infarkti, pasi Hysni Kapo po vdiste dhe ti i ngele Vitos në prehër. Llogarite të dëgjosh Enver Hoxhën duke bërë fjalim lamtumire, do kishe vdekur në vend. Unë nuk të thashë as ty dhe nuk ju drejtova gridërisë me përbetimin tim se përbetohem. Unë të them ty që e ke përbaltur Shqipërinë në 20 vjet, bëhu burrë, çohu, bashkë me avjutantin e SHUP-it, bashkë me gritërinë tëndë dhe edhe unë bashkë me ju para Prokurorëve dhe vërteto vetëm një dhe vetëm një nga akuzat e tua. Sali, duhet ta pranosh, duhet ta pranoni që propozimi im ishte shumë dashamirës. Unë ju them nëse vërtetoni, unë jo jap dorëheqjen, por zhdukem përgjithmonë dhe i nënshtrohem çdo ndëshkimi ligjor. Ndërkohë që juve ju kërkohet vetëm qetësi, bashkë me Jozefinën, ekipin e shëndetësisë, vullnetarisht një ditë disinfektim. Nuk mund të kërkoj dot unë që t'i të largohesh nga mikrofoni se është njësoj si ti kërkosh mizës të largohet nga shtegu i jashtëqitjes së kalit dhe këtë s'mund ta kërkojmë dot ty.Berisha: Duke ditur rëndësinë kapitale të problemit erdha i betuar këtu që të mos merrem me asnjë aspekt tjetër të këtyre shokëve dhe drogës. Sa i përket qëndrimit të tij para ditëve të vdekjes së Enver Hoxhës unë mund t'ju rrëfej me saktësi çdo gjë, pasi për fatin tim një mik imi është dëshmitar i gjitha këtyre. Por sot këto janë të largëta, rëndësi ka shpëtimi i Shqiërisë nga narkotrafiku. Në 8 muaj qeverisje Shqipëria u shndërrua në Kolumbinë e Europës. Dhe këtë nuk e bëri as Prokurori i Zvicrës, as prokuroria italiane, as opozita shqiptare, por ata që angazhuatn flotiljet e narkotrafikut me lejen, miratimin, aprovimin e Edvin Ramës. Këtij baroni droge që para pak vitesh paralajmërova që e ka shndërruar Tiranën në megalavatricen e larjes së parave të drogës në Ballkan e më gjerë, dhe tani po shndërron Shqipërinë në lavatricen e madhe, gjigande të trafiqeve të drogës dhe larjes së parave të tyre. Kjo seancë është përë këtë problem, merre po deshe rrotën e avionit se do të thonë o Kryeministër o rrotë avioni si dëshmi, s'ke ku e çon, është bërë simboli yt. Se dy muaj rresht ke bërë ke bërë avokatinë e rrotave të pathyera, tani të thyera.Meta: Ju lutem tani se e kthyetnë debat rrote, ju lutem, po ju lutem tani.Rama: Unë vazhdoj këmbëngul duke qenë se përmasat e çështjes janë kaq dramatike dhe për më tepër ju pretendoni se dispononi fakte dhe dokumenta. Ka vetëm një mënyrë për ti dhënë fund këtij jermi kaq shumvjeçar në mungesë të një Prokurori që në fakt duhet ta kishe bërë prej 20 vitesh rresht detyrën, që kur politikanët të bëjnë akuza të kësaj natyre për njëri-tjetrin duhet ti thërriste dhe tu thoshte urdhëro më jep provat. Tani nëse ju dhimbset kaq shumë Shqipëria që ju dukete mbërthyer nga narkotrafikët dhe dispononin në formë provash të gjithë ato akuza që keni hedhur për të çoroditur opinionin, edhe njëherë po ta them, nuk të kushton asgjë që po si provove dot, me Jozefinën një ditë të shtunë, me Ministrine Shëndetësisë, Ilir Beqja po vjen me ty spërkasni në Divjakë se është dhe sezoni turistik. Në rast se i provoni, unë ju siguroj jo dorëhjeqjen, po gjithë sa thashë. Çohesh këtu mer fjalën, rimerr fjalën, vazhdon fjalën, séanca, séanca. Bëhu burrë Sali, çohu bashkë me gridërinë tënde, shko tek Prokurorët dhe e ke shumë të thjeshtë, vërteto një akuzë dhe shpëton nga unë. Dhe lëre Enver Hoxhën, lëre Hysni Kapon, mos u merr me atë histori, se kur e bën na e kujton se sa shumë vite peng e ke mbajtur këtë vend si personazhi i vetëm i mbetur këtu vërdallë i asaj historie. Lëre mos u merr me Enver Hoxhën, më dëgjo mua.Berisha: Më duhet të them se së bashku me Mrikën do ikni. Përdor bazat ushtarake për trafik droge do ikësh sa më parë Rama: : Nëse ke kurajo, unë e konsideroj paturpësi, po mund të jetë kurajo e një qëndrestari antidrogë që nuk e kemi njohur, nëse ke kurajon e qëndrestarit antidrogë, mere gjithë gridërinë shkojmë tek Prokurorët po të them. Këto të tjerat janë të gjitha dokrra hini. Shkojmë tek prokurorët,. Vëri në dispozicion ato dokumentat që thua i kam, gjithë lidhjet që ti me siguri i njef mes drogës dhe sghtetit sepse ke qenë Kryeministër në kohën kur bëhej gjithë kjo mbjellje e madhe, provio një lidhje të vetme timen me këtë çështje dhe e ke të zgjidhur këtë punë. S'ke nevojë të lësh ndërmarrjen e gjelbërimit dhe ujësjellësin pa punë dhe ti sjellë para parlamentit për të bërë protestë. As atë lumadhin e Lazaratit, pse e solle deri këtu, po ai për çfarë erdhi, në emër të kultivuesve apo qëndrestarëve, hajde pra përgjigju këtu. Pse kurrë nuk pate kurajon të provosh para Prokurorisë dhe gjykatës një akuzë që u ke bërë këtyre njerëzve në 20 vjet. Një. Edhe një njeri që e fute në burg, shkove e gjete Fatos Nanon, ja ky je ti.(Degjohen zëra në sallë, deputetët e PD-së flasin me zë të lartë, Berisha nga karrigia e tij i bën me gisht: Hajde të shkojmë) Unë të them bëhu burrë, vërteto një akuzë para prokurorisë që ka frikë nga ty, me gjykatat që janë me ty, me Presidentin që është gati të vijë pas teje, ti thua shko në spital.(Deputetë të opozitës bërtasin në kor)Hajde ta bëjmë testin tani por do shkosh me Jozefinën në Divjakë për disinfektim, vetëm me këtë kusht. Merrni përsipër para shqiptarëve dhe shkoni e disinfektohuni të dy. Nuk po ju them merrni Kastriotin me vete, se mund ta ngatërroni me ndonjë mushkonjë atje.Në orën 12: 2o Kuvendi vazhdoi debatet për trafikun e droges, pasi pranoi kërkesën e PD-së për të debatuar në lidhje me trafikun e drogës dhe bllokimin e avionit në Divjakë.PD kërkon dorëheqjen e Kryeministrit si përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës. Madje ish kryeministri Berisha duke kërkuar dorëheqjen tha " Ediskobari shqiptar u bë kryeministër dhe po përdor të gjithë kapacitetet zyrtare në funksion të trafiqeve e kupolës së trafikantëve."Nga ana e PS-së mbrohet aksioni i qeverisë për luftën kundër trafikut të drogës. "Ke 8 vjet që e kërkon Edi Ramën të vij në Parlament. Prit dhe 8 vjet të tjera ta largosh" tha kreu i Grupit PS-se Gramoz Ruçi.Ora 12: 57 Deputeti i PS-së Blendi Klosi: U mërzitët se ju kapëm drogën"Keni marrë votat nga lazaratasit. 127 vota kemi marrë ne në Lazarat. Po ju kemi kapur drogën e Lazaratit:"Ora 12: 28 Halimi: Kryeministri gënjeuDeputeti i PD-së Eduard Halimi flet nga foltorja e Kuvendit: Këkuam këtë seancë të jashtëzakonshme për të folur në parlament sepse kryeministri u fsheh e zëdhënësat e tij gënjyen.Ora 12: 26 Berisha: Ediskobari kryeministri shqiptarBerisha flet nga foltorja e Kuvendit: “Ediskobari shqiptar u bë kryeministër dhe po përdor të gjithë kapacitetet zyrtare në funksion të trafiqeve e kupolës së trafikantëve. Protestuesit jashtë parlamentit duartrokasin fjalën e Berishës”
Ora 12: 23 Gramoz Ruçi: Ke 8 vjet që e kërkon Edi Ramën të vij në Parlament. Prit dhe 8 vjet të tjera ta largoshOra 12: 23 Gramoz Ruçi flet nga foltorja e Kuvendit: “U treguam shumë juajal dhe vendosëm jashtë cdo procedure kërkesën. Ke 8 vjet që e kërkon Edi Ramën të vij në Parlament. Prit dhe 8 vjet të tjera ta largosh. Kot e ke. Mos e tund gishtin e mos kërko leje. U mate në zgjedhje të rrëzoi nga kali dhe tani e ke në Parlament përballu me të.”Ora 12: 22 Nis seance parlamentare. Meta lexon vendimin e konferencës së kryetarëve. Protesta jashtë vazhdonOra 12: 14 Konferenca e kryetareve vendos: Pranon kerkesen e PDGazetarja e Ora News informon se “Konferenca e Kryetarëve pranon kërkesën e PD .Kuvendi do diskutojë për avionin në Divjakë i dyshuar për drogë. Çdo grup parlamentar do flasë nga 1 orë për çështjen e Divjakës.Në orën 11: 23 minuta kryetari i Parlamentit Ilir Meta urdhëroi 10 minuta pushim dhe mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme.Më parë kreu i grupit të PD-së Eduard Paloka kërkon dorëheqjen e kryeministrit duke e akuzuar si të implikuar në trafikun e drogës.Ora 11:20 Meta: 10 minuta pushim për të shqyrtuar kërkesën e PD“Lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të PD, unë kisha menduar për të zhvilluar një konferencë kryetarësh ditën e nesërme. Kërkesa e PD është për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e një seancë të jashtëzakonshme parlamentare në datë 15.05.2014. Sipas shërbimeve juridike, nuk ekziston asnjë term i tillë në Kushtetutë dhe as në rregullore termi seancë e jashtëzakonshme, ekziston sesioni i jashtëzakonshëm, atëherë kur parlamenti është në periudhën e pushimeve. Së dyti ka dy mundësi të tjera për të diskutuar një debat të caktuar, njëra ka të bëjë me mocionet dhe e dyta me ndryshimin e rendit të ditës ku Kuvendit i duhet të marrë vendim me jo më pak se 3/5 e deputetëve të pranishëm. Unë mendova që ta diskutojmë nesër. Meqenëse se u ngrit me shqetësim kjo çështje mendoj të bëjmë 10 minuta pushim, të mbledhim konferencën e kryetarëve dhe grupi parlamentar i PD të shprehë mendimin e vet nga ana e proceduriale”.Ora 11: 17 Tahiri pas Rames shkon tek Meta Në momentin kur po fliste kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka në foltore, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shkon tek kryeministri Edi Rama. Pas një bisede të shkurtër, Tahiri shkon tek kryetari i Parlamentit i cili kërkon 10 minuta pushim për të mbledhur konferencën e kryetarëve për të diskutuar kërkesën e PD-së për mbledhjen e një séance të jashtëzakonshme.
(Ne foto: Pamje nga seanca sot )Ora 11: 15 Paloka: Kryeministri i implikuar, jep dorëheqjen "Rama kërkon të fshehtë të vërtetën. Kryeministri është i implikuar, mban përgjegjësi për veprimet e mos veprimet që kanë ndihmuar narkotrafikun. Kërkojmë dorëheqjen. Faktet flasin për imlikim direkt në trafikun e dorgës. U përpoq të fshehtë të vërtetën gjatë gjithë kohës.” tha Paloka.Ora 11:09 Paloka: Seanca u vonua nga një kafe e gjatë Rama-Meta Kreu i grupit të PD-së Eduard Paloka kërkon që kjo seancë t'i kushtohet trafikut të drogës dhe ngjarjen e avionit në Divjakë.“Seancën e vonuat se patë një kafe mjaft të gjatë me kryeministrin” I tha Paloka Metës duke shtuar “Kërkuam diskutimin e trafikut të drogës. Nuk dëgjuam të flisje për kërkesën tonë për trafikun e drogës, një kërkesë që mbështetet në Kushtetutë”Deputeti i PD-së Kastriot Islami deklaroi se në rendin e ditës së Parlamentit nuk është përfshirë debati për trafikun e drogës dhe bllokimin e avionit të Divjakës.Ora 10: 55 Seanca nis gati nje ore me voneseNis seance parlamentare. E parashikuar të nisë në orën 10:00 nisi gati një orë me vonesë. I pranishëm në Kuvend është edhe kryeministri Edi Rama. RENDI I DITËS1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 8.05.2014.2.Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.(vazhdon shqyrtimi ne3. Projektligji “Për sigurimin e depozitave”.( vazhdon shqyrtimi ne komisione)4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995“Kodi penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. (2 variante) ”.( vazhdon5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Përlegalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” tëndryshuar”.(shumicë e thjeshtë)seanca e sotme e parë në objektiv