Diplomacia në Londër për ti dhënë fund krizës në Siri
Britani e Madhe- Ministrat e Jashtëm nga 11 shtete nga Perëndimi dhe vendet arabe, do të takohen sot në Londër për të diskutuar për gjetjen e mënyrave të reja për të mbështetur opozitën siriane.Grupi i njohur si "Miqtë e Sirisë" do të diskutojnë gjithashtu për pengesën e kohëve të fundit nga ushtria siriane, për të kaluar ndihmat humanitare për popullësinë atje.Takimi vjen vetëm pak ditë pasi i dërguari special i OKB-së në Siri, Lakhdar Brahimi, dha dorëheqjen për shkak se nuk pati asnjë progres në bisedimet për ti dhënë fund krizës në vend.Në konfliktin tre vjeçar në Siri kanë humbur jetën më shumë se 150 mijë persona. Grupi i "Miqve tq Sirise" përbëhet nga Egjipti, Franca, Gjermania, Italia, Jordania, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ky grup u krijua në 2012-ën pasi Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj rezolutës së OKB-së për Sirinë. Zëdhënësi i qeverisë britanike tha se kjo është koha e duhur që vendet që mbështesin të ardhmen demokratike të Sirisë, të mblidhen sëbashku për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, pas dorëheqjes së Brahimit, pas dështimit të bisedimeve të paqes në Gjenevë dhe në një kohë kur forcat rebele kanë humbur terren ndaj ushtrisë së Bashar Al Assad.