Bill Clinton mbron Hilarin: Është në formë shëndetësore më të mirë se unë
SHBA-"Me aq sa mund të them, ajo është në formë më të mirë se unë". Kjo ka qënë deklarata e bërë nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, për shëndetin e bashkëshortes së tij, pas komenteve të bëra javën e shkuar nga republikani Karl Rove, sipas të cilit ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary, vuan nga një dëmtim i rëndë në tru.Sipas Bill Clinton, bashkëshortja e tij, tashmë 66 vjeç, është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, ndaj dhe do të jetë gati edhe për të garuar për në presidencialet e 2016-ës.Një javë më parë, në një intervistë për "New York Post" republikani Rove hodhi dyshime rreth shëndetit mendor të zonjës Clinton:"30 ditë në spital? Dhe më pas kur u shfaq, mbante size dielli të vëna, syze të tilla që mbahen vetëm nga njerëz që kanë probleme ose dëmtime traumatike" u shpreh ai.Në fakt, sipas kësaj të përditshmeje, zonja Clinton u shtrua vërtet në spital, për 3 ditë për shkak të problemeve me stomakun.Në reagimin e tij, ish-presidenti amerikan Clinton mohoi gjithashtu akuzat dhe kritikat e lëshuara ndaj bashkëshortes së tij, edhe në lidhje me sulmin terrorist në Bengazi të Libisë, 2 vjet më parë.