Korçë, 2 vjet burg për 2 mjekët, morën ryshfet për një operacion
Korçë- Gjykata e Korçës ka shpallur fajtore dy mjekët, kirurgun Nikolla Nuka dhe reanimatorin Ismail Uzuni duke i dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burg secilin si edhe 6 muaj pezullim nga detyra.Vetëm 1 javë më parë prokuroria e Korçës dha pretencën ndaj dy mjekëve të akuzuar për mitmarrje. Dy mjekët u arrestuan në flagrancë në tetor të vitit të kaluar pas denoncimit që shtetasi Guri Cakollari bëri në prokurori duke deklaruar se mjekët i kishin kërkuar 200 mijë lekë për të realizuar operacionin ndaj bashkëshortes së tij.Asokohe prokuroria si prova kishte paraqitur edhe tabulatet telefonike apo kartëmonedhat 50 mijë lekëshe me numër serie të cilat u ishin gjetur dy mjekëve gjatë arrestimin shuma totale e të cilave ishte 200 mijë lekë te vjetra.Në seancat gjyqësore të dy mjekët nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria sipas tyre e gjithë skema ishte e stimuluar. Reanimatori Ismali Nunka ka deklaruar gjatë kohës që është arrestuar se paratë i kish marrë nga shtëpia ndërsa më vonë kish deklaruar se familjarët e pacientes ia kishin vendosur me zor ne xhepin e përparëses.Ndërsa sipas prokurorisë paratë e ndërhyrjes kirurgjikale i ka kërkuar mjeku kirurg Nikolla Nunka nëpërmjet telefonit tek bashkëshorti i pacientes së shtruar në spital,i cili më pas ka njoftuar policinë. Ndërsa paratë e kërkuara më pas ndaheshin mes kirurgut dhe reanimatorit të pogradecit përgjysëm, duke perfituar secili nga 10 mijë lekë të reja. sg/oranews online/