Fshehu pasurinë, kërkohet pezullimi i gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni

Tirane- Prokuroria kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës për tre gjyqtarë, mes tyre dhe gjyqtarin Gjin Gjoni anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës  njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është në hetim për  falsifikim kontratash dhe deklarime të rreme për burime financimi jo të ligjshme në shumën mbi 2 milionë euro.Dy gjyqtarët e tjerë për të cilët kërkohet pezullimi i detyrës është Ken Dhima gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dhe Klorinda Çela, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Ata akuzohen për fshehje të pasurisë.  "Pas shqyrtimit të materialit në kallëzim, organi i Prokurorisë vlerëson të nevojshme për hetimin aplikimin e masave ndaluese "pezullim nga detyra" ndaj tre personave me funksione publike deri në përfundim të hetimeve, sipas parashikimit të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale." thuhet në njoftimin e sotëm të prokurorisë së Përgjithshme. Kërkesat e Prokurorisë së Durrësit dhe Prokurorisë së Elbasanit lidhur me masat ndaluese ndaj tre gjyqtarëve janë paraqitur sot  (dt.14.05.2014) pranë gjykatave përkatës.Pezullimi për Gjin Gjonin Eshtë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila po heton dosjen e gjyqtarit Gjin Gjoni dhe sot ka dorëzuar në  gjykatë kërkesën për pezullimin nga detyra të tij.Ndaj Gjin Gjonit është regjistruar procedimi penal për "Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe "fallsifikim dokumentash", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, bazuar në kallëzimin e ILDKPKI, dorëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme dt. 23.04.2014.Ky kallëzim është regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasimateriali i është dërguar për kompetencë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.Fakte që duhet të diniMë 23 prill 2014  ILDKP paditi në prokurori gjyqtarin  Gjin Gjoni për falsifikim kontratash dhe deklarime të rreme për burime financimi jo të ligjshme në shumën mbi 2 milionë euro. Fshehu 2 mln euro pasuri, ILDKP padit anëtarin e KLD-së24 prill 2014 Një ditë më pas Gjoni akuzoi ILDKP-në se kishte shkelur ligjin dhe i quajti të pavërteta akuzat ndaj tij.  Gjoni: ILDKP shkeli ligjin, publikoi pasurinë timeTre gjyqtarët fshehën pasuritëGjyqtarët akuzohen për veprën penale të "Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim" , parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal, të kallëzuar penalisht nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) në dt. 24.03.2014 pranë Prokurorisë së Përgjithshme.sg/ora news online/